Ish kryeministri Sali Berisha ka postuar në rrjetin social Facebook disa foto që vijnë nga qytetarë që i kanë shkruar rreth gjendjes së shkollave të sapohapura në veri. Fotot tregojnë akullin që është bërë pengesë serioze për nxënësit që të zhvillojnë orët e mësimit. Puka dhe Bulqiza janë dy nga qytetet prej nga vijnë këto foto.














