Policia e Elbasanit ka arrestuar pasditen e sotme një 45 vjeçar, të shpallur në kërkim pasi është dënuar me rreth 12 vite burgim.
Në pranga është vënë Astrit Gaxho, 45 vjeç, banues në Peqin.
Sipas policisë, ndalimi i tij u bë pasi Zyra Qëndrore Kombëtare Interpol Roma e ka shpallur në kërkim ndërkombëtar bazuar në vendimin e Gjykatës së Apelit Romë dhënë më datë 20 prill 2016, e cila e ka dënuar Gaxhon me 11 vjet e 11 muaj burg për veprën penale “Organizimi i Migracionit të Paligjshëm” dhe “Organizim i Trafikimit të qenieve njerëzore”.











