• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Amnistia sjell fat për të burgosurin e përjetshëm, Admir Tafilit i hiqet një akuzë

admin by admin
17 January, 2017
in Kronika
0
Amnistia sjell fat për të burgosurin e përjetshëm, Admir Tafilit i hiqet një akuzë
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Admir Tafili, i dënuar me burgim të përjetshëm dhe aktualisht i pandehur në një proces gjyqësor ku akuzohet për porositjen e vrasjeve me pagesë nga burgu, përfiton nga amnistia.
Gjykata për Krimet e Rënda vendosi dje të pushojë një nga akuzat që rëndonin mbi Tafilin, në zbatim të ligjit “Për dhënie amnistie”, i cili hyri në fuqi katër ditë më parë. Akuza, nga e cila “u zhvesh” i pandehuri, është ajo e “vetëgjyqësisë”.
“Gjykata pranon pjesërisht kërkesën e Tafilit për pushimin e procedimit penal të nisur ndaj tij për akuzën e ‘vetëgjyqësisë’, kryer në bashkëpunim”, është shprehur Gjykata me vendim të ndërmjetëm.
Po dje, Gjykata ka pranuar edhe kërkesën për pushim të çështjes gjyqësore për dy prej të pandehurve të së njëjtës dosje. Të pandehurit Besnik Daci dhe Kalem Hykaj akuzoheshin në këtë proces vetëm për veprën penale të “vetëgjyqësisë”, vepër që i përkiste kategorisë së veprave, të cilat amnistoheshin nga amnistia e miratuar në fund të dhjetorit të vitit të kaluar.
Sipas “Panorama”, Tafili do të vijojë të jetë pjesë e gjykimit të nisur ndaj tij te Krimet e Rënda, për shkak të akuzave të tjera që rëndojnë mbi të, si ajo e “krijimit të grupit të strukturuar kriminal”. Sipas Prokurorisë për Krimet e Rënda, Tafili ishte pjesë e një grupi kriminal të angazhuar në vrasje me pagesë.
Seanca e djeshme gjyqësore në ngarkim të të akuzuarve të kësaj dosjeje u zhvillua me dyer të mbyllura për publikun, bazuar në një vendimmarrje të ndërmjetme të Gjykatës në seancën e parafundit. Shkak i mbylljes së dyerve ishte faza e procesit, ku do të merrej në pyetje i pandehuri Kristi Pine, i cili është bashkëpunëtor dhe i penduar i drejtësisë.
Pas vendimit të ndërmjetëm në lidhje me pushimin e akuzës për tre të pandehurit Tafili, Daci dhe Hykaj për shkak të amnistisë, seanca nuk u zhvillua normalisht prej mungesës së njërit prej avokatëve mbrojtës. Seanca e radhës, ku pritet të dëgjohen edhe thëniet e të penduarit Pine, do të zhvillohet më 30 janar.

 

Grupi kriminal


admir tafili and coProkuroria për Krimet e Rënda, bazuar në provat e siguruara gjatë hetimit të dosjes, si edhe rrëfimit të bashkëpunëtorit të drejtësisë Kristi Pine, pretendon se ky i fundit ka kryer vrasje kundrejt pagesës, të porositura nga ana e Admir Tafilit.
Ata janë njohur me njëri-tjetrin gjatë kohës që Pine vuante një dënim me burg në burgun e Bradasheshit, Elbasan. Sipas Prokurorisë, ata kanë arritur të krijojnë një mekanizëm për kryerjen e krimeve, vendin e fshehjes së armëve, lidhjet kriminale dhe personat që kishin dijeni për krimet.
Veprat kriminale, ku dyshohet të jenë përfshirë në role të ndryshme të pandehurit janë “vrasja me paramendim” e Ibrahim Manit, në qershor 2014 Shkodër; “vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë e Edmond Çakmashit, në shtator 2014 në Tiranë.

Previous Post

FOTO/ Shkon në takim pas njohjes në internet, gjendet e vdekur në rrugë 16-vjeçarja

Next Post

ANALIZA/ Presidenti, ambicia e LSI-së që po kërcënon koalicionin me PS

admin

admin

Next Post
ANALIZA/ Presidenti, ambicia e LSI-së që po kërcënon koalicionin me PS

ANALIZA/ Presidenti, ambicia e LSI-së që po kërcënon koalicionin me PS

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.