Një tjetër viktimë është shënuar nga moti i keq. Një 55-vjeçar është gjetur i pa jetë në lagjen numër 7 të qytetit të Korçës. Policia e Korçës thotë se mbi trupin e personit nuk janë konstatuar shenja dhune.
Policia sqaron se: Më datë 16.01.2016 jemi njoftuar se në lagjen nr 7 në Korçë, (përballë Pallatit të Kulturës) është gjetur i vdekur në rrugë, një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 55 vjeç. Nga kryerja e veprimeve të para hetimore në trupin e viktimës, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se vdekja e tij mund të ketë pasur shkaqe natyrale dhe nga i ftohti.
Grupi hetimor, po punon për identifikimin e personit, si edhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.












