Koalicioni opozitar e ka përfunduar takimin e tij në selinë e PD-së duke dalë me dy kushte të panegocieshme.
Burime nga mbledhja thanë se është nënshkruar një memorandum mes partive të opozitës të udhëhequr nga PD, për zgjedhje të lira e të ndershme.
“Votimi dhe numërimi elektronik, kërkesa të patejkalueshme”, thanë burimet.
“Opozita konsolidon qëndrimin për zgjedhjet. Votimi dhe numërimi elektronik kusht thelbësor për zgjedhjet e lira e të ndershme”, ka qenë vendimi i koalicionit opozitar.
Burimet thanë se, memorandumi është nënshkruar edhe nga Vangjel Dule e Kreshnik Spahiu. Gjithashtu pritet edhe nënshkrimi nga parti të tjera jashtë këtij koalicioni.












