• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

STOP/Skandali i sekuestrimeve pa hetim të apartamenteve në Durrës, historia tragjike pas parave

admin by admin
16 January, 2017
in Kronika
0
STOP/Skandali i sekuestrimeve pa hetim të apartamenteve në Durrës, historia tragjike pas parave
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në nëntor 2016 programet informative transmetuan lajmin e sekuestrimit të 9 apartamenteve në Durrës, pas një indicie nga Drejtoria e Pastrimit të Parave. Në këtë lajm thuhej që nëntë apartamente në bulevarin kryesor të Durrësit janë sekuestruar me urdhër gjykate pas kërkesës së Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Prokuroria e Përgjithshme ka bërë me dije se apartamentet ishin në pronësi të 22 vjeçarit Arlind Kalaja. Kjo pasuri sipas Prokurorisë dyshohet se është vënë nga aktivitete kriminale të babait të të riut, Fatmir Kalaja, i cili jeton në Itali.

Pra ky ishte lajmi i bujshëm që qarkulloi në nëntor të 2016, por në fakt e vërteta duket se është krejtësisht ndryshe nga ajo që është transmetuar në media. Pronari i këtyre apartamenteve Arlind Kalaja, i cili jeton në Itali, i është drejtuar emisionit “STOP”, për të denoncuar këtë rast, përmes “Skype-t”. Ai shpjegon origjinën e parave, duke u kthyer në një pjesë të dhimbshme të jetës së tij. Në vitin 2003 mamaja dhe motra e Arlindit humbën jetën në një aksident tragjik në Verona. Pas procesit gjyqësor Arlind Kalaja dëmshpërblehet nga kompania e sigurimit me 450 mijë euro, gjë që e provon dhe avokati Roberto Bruzzesi. Vetë Arlindi ka frikë të niset drejt Shqipërisë, pasi mund ta lënë përgjithmonë këtu.

“Në 2003 kam humbur nënën dhe motrën për shkak të një aksidenti rrugor. Ndërsa unë u plagosa rëndë bashkë me babin tim. Jemi të vetmit të mbijetuar si pasojë e këtij aksidenti. Jeta jonë ndryshoi totalisht. Të humbësh nënën në moshën 9 – vjeçare nuk është një gjë e thjeshtë.”

Ndërkohë po në këtë lidhje Skype avokati Roberto Bruzzesi tregon për rastin e Arlind Kalasë.

“Unë bashkë me kolegun Andrea Brocalenti kemi ndjekur familjen Kalaja për praktikën e dëmshpërblimit, pas incidentit rrugor të ndodhur në 25 dhjetor 2003, ku humbën jetën motra dhe mamaja Arlind Kalasë. Kemi ndjekur procedurën e siguracionit dhe që kompania nuk pagoi për dëmet aq sa duhej, hapëm një çëshje gjyqësore. Praktikisht, kompania u detyrua t’i paguajë Arlindit 450 mijë euro nga të cilat 50 mijë për shpënzime gjyqësore.”

Pasi Arlindi tregon historinë e dhimshme që ka kaluar dhe e vetmja e mirë në jetën e tij ishin pikërisht këto para, mendoi që t’i investonte në Shqipëri duke blerë disa apartamente.

“Para gati dy vjetësh pasi kishim marrë paratë e dëmshpërblimit, vendosëm të investonim një pjesë të tyre në Shqipëri, në Durrës. Vendosëm të blinim disa apartamente me paratë që vinin nga sigurimet. Këto para janë e vetmja anë e mirë nëse duhet të gjejmë diçka pozitive në këtë histori dhe më duket absurde gjithë kjo që po ndodh.

Ne praktikisht u vumë në dijeni për sekuestron e apartamenteve në Durrës përmes miqve të familjes dhe të afërmve pasi nuk na u komunikua nga askush. U bë me dije se këto apartamente u konfiskuan për të parë nëse këto para vinin nga rrugë të paligjshme të babait tim. Po e bëj këtë intervistë me “Skype” sepse ndjek shkollën, jam në universitet dhe sepse kam frikë të vij aty pasi mund të më mbajnë e të mos më lënë të kthehem më në Itali.”

4stopMbrojtësi ligjor në Shqipëri Jetnor Maxhari tregon, se dokumentacionin për burimin e parave ia ka vënë në dispozicion autoriteteve shqiptare prej 2 muajsh, por ende nuk ka një përgjigje.

“Është lehtësisht e verifikueshme dhe e kontrollueshme dhe mungon indicia për të bërë sekuestrimin e kësaj prone sipas ligjit antimafia, megjithëse Drejtoria e Pastrimit të Parave e ka pasur shumë të lehtë të verifikojë lëvizjen e llogarisë bankare të noterit nga Italia. Ata e kanë referuar në prokurori çështjen. Në prill të vitin 2016 ndonëse prokuroria ka filluar një çështje penale për pastrim parash dhe gjëja e parë që duhet të bëjnë është një letër porosi në shtetin italian, pra hapi i parë, për të verifikuar burimin e të ardhurave nga banka italiane për në llogarinë e noterit dhe nuk e dimë ende nëse është bërë apo jo.” / tvklan.al

Previous Post

Horoskopi, 17 Janar 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU

Next Post

Rruga e Kombit, zbulohet shifra zyrtare e pagesës

admin

admin

Next Post
Rruga e Kombit, zbulohet shifra zyrtare e pagesës

Rruga e Kombit, zbulohet shifra zyrtare e pagesës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.