Një djalë 22 vjeç është plagosur me armë në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmë në orën 21:00, në Kinostudio, në rrugën “Aleksandër Moisi”.
Shtetasi me inicialet Xh.K., ka mbetur i plagosur por ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nuk dihen akoma arsyet e ngjarjes dhe autorët.











