Një makinë përplasi një motor sonte në Fushë Krujë duke lënë të plagosur rëndë një punonjës të burgut të Zaharisë.
Halil Ajredini, 45 vjeç është infermieri i burgut dhe po udhëtonte me motor kur u godit nga një automjet.
Ai është dërguar fillimisht në urgjencën e Fushë-Krujës dhe më pas në Qendrën Spitalore të Traumës në Tiranë, ku sipas mjekëve është në gjendje kritike për jetën.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.












