Treni serb me parullat provokuese që ishte nisur nga Beogradi për në Mitrovicë është ndaluar në kufirin e Kosovës. Ndërkaq, disa media në Kosovë njoftojnë se treni po kthehet për Beograd.
Pak orë më parë Presidenti i Kosovës, Hashim Thaci kërkoi që treni të mos lejohej të hynte në Kosovë. Një grup forcash speciale po monitorojne hekurudhën.
Në vagonët e trenit ishte shkruar në shqip dhe serbisht, Kosova është Serbi.












