• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Nga amnistia përfiton edhe prokurori i 29 mijë eurove

admin by admin
14 January, 2017
in Kronika
0
Nga amnistia përfiton edhe prokurori i 29 mijë eurove
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Mes personave që përfitojnë lirinë nga amnistia që nisi sot në burgjet e vendit është edhe prokurori Haxhi Giu.
Mes 130 persona kanë nisur të lënë sot qelinë e burgut të Peqinit, bie në sy edhe emri i prokurorit  Giu.
Ish-Prokurori i Krujës, Haxhi Giu që i kishin mbetur edhe 9 muaj e 17 ditë burg ka përfitur sot nga amnistia duke lënë qelinë e burgut të Peqinint që në mëngjes.
Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda e dënoi ate me 2 vite e 4 muaj burg, duke lënë kështu në fuqi vendimin e shkallës së parë.
Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi dënimin me 3 vjet e 6 muaj burg.
Ish-prokurori i Krujës u gjykua me gjykim të shkurtuar, ndaj dënimi i tij shkon në 2 vjet e 4 muaj. Atij gjithashtu iu hoq e drejta që për tre vjet të ushtrojnë funksion publik.
Giu akuzohet për korrupsion pasiv. Prokuroria e Krimeve të Rënda kishte kërkuar dënimin e Haxhi Giut me katër vjet burg.
Sakaq, 1 vit e 4 muaj burg u dhanë nga gjykimi i shkurtuar edhe për Aleks Shporin.
PËRGJIMET
Një nga provat kryesore të Prokurorisë së Krimeve të Rënda për Haxhi Giun mësohet se janë përgjimet telefonike. Regjistrimi i bisedave ka nisur për shtetasin Paulin Shpori, i arrestuar për trafik droge në vitin 2014. i burgosuri është përgjuar teksa fliste me vëllain e tij, Aleks Shpori.
Mësohet se kanë qenë thëniet e Aleks Shporit ato që kanë zbuluar implikimin e prokurorit në çështjen penale. Vëllai gjatë bisedave i shpjegonte të arrestuarit përpjekjet që po bënte për ti mundësuar lehtësimin e akuzës dhe të dënimit pas kapjes me drogë të Paulin Shporit.
Pikërisht në këto biseda mësohet se janë përmendur takimet me prokurorin Haxhi Giu dhe më pas shuma që i është ofruar atij prej 29 mijë eurosh. Prokuroria ka nisur edhe një hetim për pasuritë e Haxhi Giut, duke kërkuar të dhëna nga Inspektoriati i Deklarimit e Kontrollit të Pasurisë, pasi rezultoi se i arrestuari disponon pasuri rreth 50 milionë lekë të rinj.
FILMIMET
Shpori është arrestuar dhe akuzuar për trafik lëndësh narkotike në vitin 2014, së bashku me disa persona të tjerë. Ai pas arrestimit është dërguar në gjyq dhe gjatë procesit vëllai i të akuzuarit, Aleks Shpori, në shtator 2015, është vënë në kontakt me prokurorin e çështjes, Haxhi Giu. Pas disa takimeve e negociatave, ai i ka ofruar 29 mijë euro në këmbim të lehtësimit të akuzës për të vëllain e arrestuar.
Në vazhdim ata kanë shkuar në një pikë këmbimi valutor, ku Aleks Shpori ka depozituar një shumë parash prej 10 mijë eurosh, si garanci për shërbimin antiligjor që do ti kryente prokurori. Pikërisht pamjet e kamerave të kësaj agjencie janë sekuestruar si provë nga prokuroria. Në to duket vëllai i të arrestuarit dhe prokurori Haxhi Giu që shkojnë aty e më pas dalin së bashku.
Punonjësit e pikës së këmbimit në fjalë janë pyetur në prokurori dhe kanë thënë se paratë e lëna nga Aleks Shpori ishin depozituar si garanci. Në këtë kohë rezulton se Haxhi Giu është vënë në lëvizje për të plotësuar kërkesën korruptive të Aleks Shporit nga Shkodra. Giu ka dërguar letër në Prokurorinë e Përgjithshme ku propozonte akuzën moskallëzim krimi për të arrestuarin për trafik droge. Ky propozim nuk është pranuar, duke bërë që i arrestuari të dënohej me 8 vjet burg për drogë, ndërsa Aleks Shpori ka marrë mbrapsht 10 mijë eurot e lëna në pikën e këmbimit si garanci për  “shërbimin” e prokurorit.

Previous Post

Identifikohet i riu nga Vora që u gjet i vdekur në kufirin shqiptaro-grek

Next Post

Manjani gjatë lirimit të disa të burgosurve: Kanabisi nuk është opsion për ju, uroj që Klosi të mbajë premtimin

admin

admin

Next Post
Manjani gjatë lirimit të disa të burgosurve: Kanabisi nuk është opsion për ju, uroj që Klosi të mbajë premtimin

Manjani gjatë lirimit të disa të burgosurve: Kanabisi nuk është opsion për ju, uroj që Klosi të mbajë premtimin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.