Është ndarë nga jeta dje në mbrëmje ish-volejbollisti Robert Borova, një nga ikonat e sportit shqiptar. Në karrierën e tij sportive, Borova u shpall tre herë kampion kombëtar me Partizanin e kohëve të arta, ish-lojtar i kombëtares shqiptare, ish-trajner i mjaft skuadrave në vend, mes tyre Partizanin, Erzenin e Shijakut, Teutën.
Kështu, komuniteti i sportit humbet një nga figurat e nderuara në volejboll.












