I sigurt nuk je as brenda komisariatit të Policisë. Këtë e dëshmon një ngjarja e padëgjuar më parë që ka ndodhur dje në Komisariatin nr. 3 në Tiranë.
Një person, i dënuar më parë, ka hyrë në Komisariat dhe ka vjedhur çantën e një vajze që po priste aty.
Polica ka mundur të identifikojë hajdutin, që vodhi në territorin e saj, por pa mundur ta ndalojë.
Mësohet se superhajduti K. H., 33 vjeç banues në Tiranë. Ky i është afruar “viktimës” dhe në momentin kur ajo nuk e ka pasur mendjen, i ka marrë çantën.
Pas aktit ai është larguar i qetë dhe pa u vënë re. Mësohet se në çantë, vajza kishte 160 euro dhe një telefon të markës “Samsung”.












