Mos arrestimi i kokave të rrjeteve kriminale që trafikojnë drogë, i ka rënë në sy edhe Ministrit të Brendshëm austriak. Në një konferencë të përbashkët për shtyp me Ministrin e Brendshëm Sajmir Tahir, Wolfgang Sobotka deklaroi se është e rëndësishme arrestimi i kokave të trafikimit të lëndëve narkotike në mënyrë që të luftohet ky fenomen.
Ministri i Brendshëm i Austriswk, Wolfgang Sobotka, tha se Shqipëria është urë lidhëse për kalimin e lëndëve narkotike nga Amerika Latine dhe Afganistani.
Ai theksoi se për të luftuar këtë fenomen si dhe për të arrestuar kokat u nënshkrua një marrëveshje mes dy vendeve.











