Ky është momenti shokues kur një pasagjere godet me shpullë një punonjëse në Aeroportin Stansted, pasi ajo ishte vonë për fluturimin dhe iu raportua se porta ishte mbyllur.
Video e publikuar në Twitter nga një dëshmitare, tregon se si gruaja e nevrikosur sulmon anëtaren e stafit ndërkohë që kjo e fundit po i shpjegonte që nuk mund të nisej për në Athinë mëngjesin e së hënës.
Anëtarja e stafit punon për Swissport, kompani që menaxhon Ryanair, raporton Telegraph. Policia e Rssex tha se gruaja u paralajmërua dhe u nxor jashtë aeroportit.












