Pas lirimit nga paraburgimi në Francë, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe ish-Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj u është drejtuar qytetarëve nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook.
Ai ka vlerësuar se në kohën sa ishte në paraburgimin, mbështetja e popullit për të ka qenë e pazëvendësueshme.
Postimi i plotë i Ramush Haradinajt në “Facebook”
Të nderuar qytetarë,
Gjithë këto ditë dhe nga të gjitha anët e Globit, me zërin dhe me dinjitetin tuaj, më keni bërë të ndihem krenar!
Më keni bindur se kurrë nuk është boll të punosh për vendin tënd!
Juaji Ramush Haradinaj.











