Policia njoftoi se sot rreth orës 9:02 është gjetur një person i pajetë në hyrje të banesë së tij në Sarandë.
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka konstatuar se në lagjen nr.4 Sarandë, në hyrje të shtëpisë së tij private është gjetur pa jetë, Zh.T., rreth 61 vjeç.
Nga veprimet e para hetimore, në trupin e viktimës nuk vërehen shenja dhune apo dëmtime të tjera, dyshohet se ky shtetas ka ndërruar jetë nga i ftohti.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të vdekjes.











