Bora e madhe që ra mbrëmë në Tiranë ka prekur po ashtu edhe Aeroportin e Rinasit . Mësohet se disa fluturime u anuluan dhe disa të tjera u shtynë pasi kishte prezencë të madhe bore në pistë. Nga informacionet paraprake mësohet se për të shkrirë borën është hedhur plot 5 ton kripë. Aeroporti u hap në orën 11:30.















