Arrestohet një shtetas dhe nis procedimi për vëllain e tij në Durrës pasi kundërshtuan masën administrative nga punonjësi i Qarkullimit Rrugor për parkim të gabuar.
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin:
• Marjus Dalipi 30 vjeç, banues në Durrës.
Gjithashtu filloi procedimi në gjendje të lirë në ngarkim të vëllait të tij, shtetasit:
• A. D. 26 vjeç, banues në Durrës.
Më datë 11.01.2017, në lagjen Nr.6, shtetasi Marjus Dalipi ka goditur Punonjësin e Policisë të Qarkullimit Rrugor E.K. ndërsa vëllai i tij, shtetasi A.D. ka kundërshtuar punonjësin e policisë, për ta shoqëruar në ambientet e Komisariatit.
Konflikti ka nisur si rezultat i parkimit të gabuar të automjetit nga shtetasi A.D.
Punonjësi I Qarkullimit, në zbatim të proçedurave ligjore I ka vendosur masë administrative, e cila është kundërshtuar nga shtetasit e mësipërm, duke fyer dhe goditur më pas punonjësin e policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale”Kundërshtimi i punonjësit të policisë të rendit publik” në bashkëpunim parashikuar në nenin 236/1/ 2 të Kodit Penal.











