Videoja shokuese tregon një të moshuar 92-vjeçare që është detyruar të jetojë brenda një kafazi për vite me radhë nga djali i saj dhe nusja e tij.
Video e të moshuarës në provincën Guangxi në Kinë që qarkulloi on-line, detyroi autoritetet vendase të ndërhynin dhe ta dërgonin të moshuarën në spital. Sipas 92-vjeçares, atë e kanë mbajtur brenda hekurave sikur të ishte në burg për disa vite me radhë dhe shpesh nuk i kanë dhënë ushqim apo rroba. Tani ajo po rikuperohet në spital.
Mediat kineze publikuan kushtet mizore ku mbahej e moshuara nga djali i saj. Dhoma ishte pak e ndriçuar dhe kishte mungesë të dukshme pastërtie. Gjithashtu mungonte një krevat, dhe e moshuara detyrohej të flinte mbi një copë druri.












