Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese janë paditur në Prokurori nga ish- agjenti i shërbimit informative kombëtar Marjan Rroku.
Tetë muaj pasi gjyqtarët Kushtetues rrëzuan pretendimet e Marjan Rrokut për të rigjykuar procesin e tij nga e para, këta të fundit janë paditur për shpërdorim detyre.
Prokuroria e Përgjithshme pas shqyrtimit të padisë hetimet për trupën e Gjyqtarëve Kushtetues janë pushuar pasi nuk është vërejtur asnjë element i veprës penale.
Por me këtë vendim nuk ka qenë dakord Marjan Rroku dhe ka vazhduar betejën e tij ligjore tashmë duke paditur në gjykatë vendimin e akuzës për pushimin e hetimeve.
Ngjarja
Në 2001 Rroku vrau Alda Canin e nënën e saj dhe pas krimit u arratis në Amerikë nga ku u arrestua e më pas ekstradua në Shqipëri ku aktualisht vuan dënimin me burg përjetë dhënë ndaj tij në mungesë në vitin 2002 nga Gjykata e Tiranës.
Marjan Rroku kërkoi lirinë dhe rigjykimin e tij dhe nga shkalla e parë e dhomës penale në Tiranë por të gjitha kërkesat e tij përfshi dhe rekursin në Gjykatën e Lartë deri më tani janë rrëzuar.












