11 Janari është dita kur Shqipëria u bë Republikë Popullore, 2 vjet pas çlirimit. Por mesa duket kjo ditë është harruar.
Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, është dukur sikur ka hedhur “kunja” ndaj qeverisë në lidhje me lënien në harresë të Ditës së Republikës.
“Shumë i çuditshëm ky ‘injorim’ i vazhdueshëm i ditës së Republikës. Komunistët nuk ishin të vetmit themelues të saj” shkruan ministri i LSI në Tëitter.
Prej kohësh është vënë re një “luftë” në distancë mes dy aleatëve të “Rilindjes” që po qeverisin Shqipërinë.












