Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 6, kanë arrestuar dje në flagrancë shtetasin:
• Kujtim Çaushi, 56 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas, dyshohej se dispononte armë zjarri, ku gjatë kontrollit të ushtuar në pjesën e prapme të banesës së tij, i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
– Një armë zjarri, pistoletë e tipit “Glock”, me një krehër dhe 13 fishekë.
Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtia pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga Neni 278/3 i Kodit Penal.











