Sektori i Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) Gjirokastër, mbrëmjen e djeshme arrestoi një punonjës policie, mbi bazën e urdhrit të Prokurorit, për veprën penale të “Përndjekjes”, të parashikuar nga neni 121/a të Kodit Penal.
Efektivi i policisë është Klement Hamzaj 34 vjeç, me detyrë punonjës policie në Komisariatin e Delvinës.
Ndalimi është kryer në funksion të procedimit penal referuar nga SHÇBA-Gjirokastër, në shtator 2016, për veprën penale të “Dhunës në familje” parashikuar nga neni 130 /a te Kodit Penal, pas kallëzimit të bërë nga bashkëshortja e tij.
Materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër.












