• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

AMENDAMENTET/ LSI, 7 propozime për reformën zgjedhore

admin by admin
9 January, 2017
in Politika
0
AMENDAMENTET/ LSI, 7 propozime për reformën zgjedhore
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter


Lëvizja Socialiste për Integrim nuk heq dorë nga kërkesa e saj për t’u kthyer te listat e hapura zgjedhore. Ky është një nga 7 propozimet që grupi parlamentar i LSI-së i ka dorëzuar Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore, ku mes të tjerash trajtohen edhe çështjet e transferimit të votuesve si dhe shit-blerja e votës.

Listat e hapura nuk gjetën mbështetjen e asnjë prej dy partive të mëdha, por kjo nuk pengoi LSI-në që ta prezantojë edhe zyrtarisht  propozimin e saj, me arsyetimin se forcon demokracinë direkte dhe kufizon pushtetin diskrecional të partive dhe kryetarëve, duke u dhënë mundësinë votuesve të zgjedhin të preferuarit e tyre mes kandidatëve të propozuar nga një forcë politike.
Ky është një nga 7 propozimet që Petrit Vasili, në emër të grupit parlamentar të LSI-së, i ka dorëzuar Komisionit të Posaçëm Parlamentar të Reformës Zgjedhore, ku ndër të tjera, kryetarit të partisë i hiqet e drejta për të qenë në më shumë se një listë zgjedhore.
Nisur nga përvoja e zgjedhjeve vendore të vitit 2015 dhe fenomenit të transferimit të votuesve, LSI propozon një ndryshim edhe për sa i përket listës së zgjedhësve. Kjo listë, sipas propozimet, duhet të përfshijë vetëm ata zgjedhës që kanë vendbanimin e regjistruar në një zonë të caktuar, deri në datën e shpalljes me dekret të datës së zgjedhjeve nga Presidenti i Republikës.
Të një natyra më teknike janë propozimet e tjera, siç rasti i ashpërsimit të dënimit për ata që blejnë votën, duke e konsideruar atë jo kundërvajtje penale por krim.
Një tjetër pikë propozon ashpërsimin e ndëshkimit për fotografimin e votës, ndërsa ashpërsohen edhe masat për sa i përket transparencës financiare të partive. Këtyre të fundit u lihet vetëm 24 orë kohë që të deklarojnë shpenzimet dhe burimet financiare për çdo aktivitet politik. Përndryshe, dënohen me gjobë deri në çrregjistrimin e partisë, nëse shkelja përsëritet.
Për të përshpejtuar nxjerrjen e rezultatit, LSI propozon shtimin e grupeve të numërimit si dhe kalimin nga 90 ZAZ në 200 të tilla, me nga rreth 20 mijë votues secila. Në fund, propozohet heqja e Komisionit të Qendror të Zgjedhjeve si shkallë e parë e ankesave zgjedhore, duke kaluar çdo ankimim direkt në Kolegj Zgjedhor.
Dorëzimi i këtyre kërkesave të LSI-së, erdhi një ditë para mbledhjes së Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore, parashikuar për të martën rreth orës 12:30.

Amendamentet e LSI-së për reformën zgjedhore

 


 

 

Drejtuar: Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore

 


 

 



 

Në kuadër të Reformës Zgjedhore, Grupi parlamentar i LSI-së propozon këto ndërhyrje:

 



 

 



1-
 

Të forcohet ndëshkimi për cilido që blen dhe shet votën.

 


Propozimi:

 

Blerja me çfarëdo forme (me para në dorë, me premtime për para ose shkëmbim në natyre, dhëna e parave për mos votim, duke i marrë zgjedhësit kartën e identitetit) duhet të konsiderohet Krim dhe jo Kundërvajtje Penale si deri më sot.

 

Ndërsa shitja e votës apo e kartës së identitetit të mbetet Kundërvajtje Penale.

 



 

 


Argumentim:

 

Fenomeni i shitblerjes së votës ka ardhur duke u shtuar nga zgjedhjet në zgjedhje. Me gjithë shtrëngimet penale të vendosura përsëri ky fenomen mbetet kritik.

 

Propozimi ynë synon të saktësojë të gjitha aspektet e shti-blerjes së votës duke futur në këtë koncept edhe marrjen kundrejt pagesës së kartës së zgjedhësit.

 

Gjithashtu propozimi ynë ndan blerjen e nga shitja. E para duhet konsideruar krim, sepse subjektet që e bëjnë janë të zgjedhurit, ndërsa shitja të mbetet Kundërvajtje.

 



 

 



2-
  

Të forcohet ndëshkimi për fotografimin e votës.

 


Propozimi:

 

Fotografimi i votës nga ana e votuesit (votës së tij ose të afërmve) duhet të shpallet Kundërvajtje Penale. Dënimi në këtë rast mund të jetë gjoba ose ndalimi i votimit në zgjedhjet e ardhshme. Kur fotografimi i votës bëhet nga komisionerët duhet të jetë e dënueshme me burgim.

 

Kërkesa apo shtrëngimi ndaj zgjedhësit për të fotografuar votën të konsiderohet krim.

 


Argumentim:

 

Për fotografimin e votës është parashikuar aktualisht vetëm kur kjo bëhet nga presioni i ngarkuar me zgjedhjet, pra nga komisionerët. Për votuesin nuk ka asnjë të parashikuar.

 

Në këto kushte paraqitet propozimi i mësipërm si ndryshim i nenit 327 të Kodit Penal. Qëllimi në këtë rast është ruajtja e garantimi i fshehtësisë së votimit.

 



 

 



3-
  

Transparenca financiare e partive politike në zgjedhje.

 


Propozomi:

 

Mos deklarimi, deklarimi i rremë apo moskthimi i parave në buxhet, që rezulton nga auditimi i KQZ mbi zgjedhjet e shkuara e ndalon partinë të regjistrohet si subjekt zgjedhor.

 

Mos-deklarimi i shpenzimeve të kryera pas çdo aktiviteti politik, brenda 24 orëve nga aktivitetit si dhe burimin e parave, që mbulojnë atë aktivitetet, duhet të dënohet me gjobë deri më ç’regjistrim të partisë nga pjesëmarrja në zgjedhje. Çregjistrimi merret si masë në rastet të përsëritura.

 




 

 


Argumenti:

 

Propozimi vjen në përgjigje të shqetësimit të përsëritur të opinionit publik të vëzhguesve të huaj.

 

Financimi i zgjedhjeve është temë e mprehtë prandaj dhe propozimi ynë është mjaft i rreptë.

 

Ne propozojmë transparencën për çdo aktivitet zgjedhor. Deklarimi i shpenzimeve të aktiviteteve dhe të burimit të tyre është detyrim që shmang çdo koment dhe sqaron në kohë reale burimet e financimit. S’ka përse të fshihet ky element. Kjo masë e disiplinon njëherë e mirë këtë veprimtari të diskutueshme të partive politike.

 



 

 



4-
  

Konkurrimi i partive me lista shumë-emërore të hapura.

 


Propozimi:

 

Në nenin 163 paragrafi i pestë duhet të ndryshojë si vijon: Menjëherë pas përfundimit të procedurave për ndarjen e mandateve për çdo parti politike, sipas këtij neni, KQZ përcakton mandatet nominale për çdo parti politike, në bazë të renditjes së kandidatëve sipas rezultateve të votimit duke filluar nga kandidati që ka mbledhur më shumë vota.

 

Pika 6 e nenit 163 duhet të shfuqizohet (parashikon të drejtën e kryetarit të partë për të qenë në më shumë se një listë votimi).

 

Këto ndryshime diktojnë amendamentin dhe të dispozitave që parashikojnë fletën e votimit, në mënyrën e votimit, administrimin dhe nxjerrjen e subjektin politik ashtu dhe për kandidatin e listës për çdo subjekt.

 



 

 


Argumenti:

 

Listat e hapura apo të mbyllura është një debat që ka lindur që me ndryshimin e sistemit zgjedhor. LSI ka mbajtur gjithmonë qëndrimin që partia ka vetëm të drejtën e futjes në listë të kandidatëve. Ndërsa renditjen e tyre e përcakton votuesi. Pra votuesi që vendos të votojë për një parti, duhet të zgjedhë kandidatin që preferon më shumë nga lista e asaj partie. Kjo masë shton masën e demokracisë direkte duke e lidhur me shumë të zgjedhurin dhe zgjedhësit e tij, por edhe kufizon pushtetin diskrecional të partive dhe kryetarëve të tyre.

 



 

 



5-
  

Transferimi i votuesve. (Lista e zgjedhësve)

 


Propozimi:

 

Neni 46 pika 1 fjalia e parë duhet të riformulohet si më poshtë:

 

Lista e zgjedhësve hartohet për çdo zonë qendrore votimit dhe përmban të gjithë zgjedhësit që deri në datën e shpalljes së dekretit të Presidentit të Republikës për zgjedhjet e ardhshme (parlamentare apo vendore) kanë vendbanimin e regjistruar në RKGJC në atë zonë qendre votimit.

 




 

 


Argumenti:

 

Ky propozim lind nisur nga përvoja tepër negative e vënë re gjatë zgjedhjeve vendore të vitit 2015, ku zgjedhës nga qytetet të tjera u transferuan në bashkitë e ndryshime duke ndikuar në mënyrë abuzive në ndryshimin e rezultatit.

 



 

 



6-
  

Të përshpejtohet nxjerrja e rezultatit të zgjedhjeve duke shtuar grupet e numërimit.

 


Propozim:

 

Kodi ka parashikuar 90 ZAZ dhe në çdo ZAZ ka një vend të numërimit të votave. Shtimi i numrit të vendeve të numërimit kondicionin shtimin e numrit të ZAZ pasi ato janë përgjegjës që nga votimi deri në nxjerrjen e rezultatit.

 

Për këtë duhet të ndryshojë aneksi 1 i Kodit Zgjedhor i cili ka parashikuar ndarjen e territorit në 90 ZAZ.

 

Propozojmë krijimin e 200 ZAZ sipas ndarjes përafërsisht 20.000 zgjedhës. Teorikisht për çdo ZAZ të cilave do t’i korrespondohet nga një VNV.

 



 

 


Argumentim:

 

Është me rëndësi të jashtëzakonshme nxjerrjen sa më parë e rezultati të zgjedhjeve. Tej zgjatja në procesin e numërimit sjell rritjen e pasigurisë dhe humbjen e besimit të publikut në zgjedhjet e lira e të ndershme.

 

Në kushtet kur opsioni i numërimit të votave në qendrën e votimit nuk konsiderohet (ku në fakt do të ishte opsioni më i mirë) shtimi i grupeve të numërimit, mbetet opsioni realist.

 



 

 



7-
  

Heqja e KQZ si shkallë e parë e shqyrtimit të ankesave zgjedhore.

 




 


Propozim:

 

Shfuqizim i pjesës së 10 të Kodit Zgjedhor e cila parashikon ankimin në KQZ për të gjitha llojet e vendimeve. Kjo kërkon mendimin e disa dispozitave të tjera. Qëllimi është shmangia e ankimit administrativ në KQZ dhe ankimi drejtë për drejtë nga çdo subjekt në Kolegjin Zgjedhor.

 


Argumentim:

 

Në kushtet kur të gjitha ankesat pa përjashtim nga KQZ shkojnë në Kolegj, si dhe në kushtet kur KQZ vendimet i ka në shumicën e rasteve 4me3, besojmë se është humbje kohe ankimi në KQZ. Prandaj subjektet zgjedhore mund të ankimojnë pretendimet e tyre direkt në Kolegj. Kështu eliminohet vonesat e panevojshme dhe shkurtohet mjaft koha për të mbyllur rezultatin e zgjedhjeve.

 



 

 



               
Për grupin parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim

 


                                               
Kryetari i Grupit

 



                                       
Petrit Vasili




propozimet






propozimet1




 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Previous Post

INTERVISTA/ Meta: Koalicion me Ramën…?! Kemi sfida të tjera që s’na lejojnë…!

Next Post

HISTORIA & FOTO/ Ikja pa zhurmë e endacakut të pafajshëm…!

admin

admin

Next Post
HISTORIA & FOTO/ Ikja pa zhurmë e endacakut të pafajshëm…!

HISTORIA & FOTO/ Ikja pa zhurmë e endacakut të pafajshëm...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.