Një drejtues autoambulance përplasi tre automjete, ndërsa drejtonte mjetin e urgjencës, në gjendje të dehur.
Policia publikoi pamjet e arrestimit të shoferit të një autoambulance të një materniteti në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur. Islam Alla, 47 vjeç u ndalua ditën e djeshme në zonën e “Kodrës së Diellit”.
Policia Rrugore i ka bërë testin e alkoolit me aparat Dragger, ku ka rezultuar se ai e drejtonte mjetin nën ndikimin e alkoolit në masën 1.00mg/l.
Mësohet se janë kryer veprimet e nevojshme administrative dhe përpiluar dokumentacionet për siguracion për zhdëmtimin e tre mjeteve të përplasura nga ky drejtues mjeti.












