• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

RAPORTI/ KLSH: Ja masakra që është bërë me shfrytëzimin e naftës në Shqipëri

admin by admin
8 January, 2017
in Ekonomia
0
RAPORTI/ KLSH: Ja masakra që është bërë me shfrytëzimin e naftës në Shqipëri
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ndikim minimal në punësim dhe të ardhurat buxhetore, ndërsa kompanitë vijojnë të deklarojnë humbje, teksa Shqipëria cilësohet si një nga shtetet më të pasura të Evropës në rezerva hidrokarbure…

 

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka përfunduar auditimin e performancës për “Procedurat dhe rezultatet e marrëveshjeve hidrokarbure në Shqipëri”. Në një material voluminoz prej 153 faqesh, KLSh konstatone se ndikimi në ekonomi I shfrytëzimit të pasurive nëntokësore ka qenë minimale, si përsa i përket efektit në punësim dhe të ardhurave në buxhet.

Grupi i auditimit vëren se, ndonëse ka prirje të rritet përqindja e të ardhurave në buxhetin e shtetit nga viti në vit, kjo përqindje vazhdon të mbetet e ulët prej 2,18% mesatarisht në periudhën 2010-2014, në kushtet që rezervat e provuara dhe të mundshme të naftës në Shqipëri llogariten në 277 milionë fuçi dhe zona naftëmbajtëse Patos-Marinëz-Kolonjë njihet si zona naftëmbajtëse më e madhe në Evropën kontinentale

Nga kjo rezulton se përqindja e të ardhurave nga sektori i naftës dhe gazit ka ardhura në rritje nga viti 2010 (1,1%) në vitin 2014 (2,7%), pavarësisht se niveli më i lartë është arritur në vitin 2013 prej 3%.

Marrëveshjet hidrokarbure të aplikuara në Shqipëri janë të tipit “me ndarje prodhimi”, çka do të thotë se një pjesë e konsiderueshme e zërave tatimorë që arkëtohen në buxhet prej tyre, varen nga koha kur të ardhurat e periudhës tremujore mbulojnë kostot progresive të nxjerrjes dhe tregtimit të naftës (Faktori R>1). Duhet theksuar se deri në momentin që zhvillohet ky auditim, kompanitë në fazë zhvillimi dhe prodhimi nuk kanë arritur sigurimin e fitimit (pra faktori R të jetë më i madh se sa 1).

KLSH vlerëson gjithashtu  se sektori i industrisë nxjerrëse duhet të jetë një nga fushat e punësimit për zona të caktuara, ndonëse në vitin 2014, ato zinin më pak se 1% të punonjësve gjithsej të regjistruar.

 

Që nga viti 2004 janë nënshkruar 16 marrëveshje gjithsej për zhvillimin dhe prodhimin e hidrokarbureve në tokë12 (on shore), nga të cilat vetëm pesë prej tyre janë në fazë prodhimi: Bankers, Transatlantic, Transoil, Sherëood dhe Phoenix. Sipas të dhënave të MEI-t, prodhimi i naftës bruto në vitin 2015 nga kompanitë hidrokarbure në masën 92% i përket kompanisë Bankers Petroleum për vendburimin e Patos-Marinzës (degë e së cilës është dhe Sherëood), Transatlantic 5.2%, Transoil 2.2% etj.

Marrëveshjet hidrokarbure janë të tipit “me ndarje prodhimi”, e cila parashikon mbulimin e kostove të kontratës nga hidrokarburet e prodhuara dhe ndarjen midis shtetit dhe kontraktorit të sasisë të hidrokarbureve të mbetura pas mbulimit të këtyre kostove, në përputhje me një shkallë ose formulë të përcaktuar në marrëveshjen e hidrokarbureve.

Fakti që nxjerrja e naftës nga nëntoka më e pasur në Shqipëri dhe më gjerë, rezulton se akoma edhe pas 12 vitesh nuk ka arritur të mbulojë kostot përkatëse, dhe për pasojë shteti shqiptar përfiton diçka më pak se 2% të vlerës së prodhimit të deritanishëm, në një kohë që prodhimi është rritur ndjeshëm dhe nuk konstatohen prirje për të arritur 50% të fitimit, tregon jo vetëm për mangësi të përgatitjes dhe zbatimit nga ana e kontraktorit të planeve të zhvillimit për periudhën 25-vjeçare të zhvillimit dhe prodhimit (tashmë kanë kaluar më shumë se 10 vjet), të përputhjes së planeve dhe buxheteve vjetore me planet e zhvillimit, por edhe për performancë të dobët inspektuese, monitoruese, kontrolluese dhe audituese të enteve publike: MEI, AKBN dhe Albpetrol ShA.

KLSH theson se Përgjithësisht zhvillimi i sektorit hidrokarbur nëpërmjet dhënies së vendburimeve nëpërmjet marrëveshjeve hidrokarbure është karakteristikë e vendeve ekonomikisht të varfra, me institucione të dobëta dhe me një bazë ligjore të pazhvilluar mirë, duke mundësuar ofrimin e kapitalit të huaj financiar, njerëzor, teknik dhe të përvojës në fushën e kërkimit, zhvillimit dhe prodhimit të naftës dhe gazit. Në këtë mënyrë, vendet që disponojnë rezerva natyrore të provuara të naftës nëpërmjet këtyre marrëveshjeve synojnë zgjerimin e fushave të kërkimit dhe rritjen e forcës zbuluese, përmirësimin e prodhimit nga puset ekzistues, si dhe përdorimin e një teknologjie bashkëkohore të industrisë nxjerrëse hidrokarbure për të rritur prodhimin në një shfrytëzim racional të pasurisë nëntokësore, duke ruajtur dhe mbrojtur mjedisin.

Kontributi i sektorit të naftës dhe gazit në PBB është analizuar së bashku me atë minerar në kuadrin e industrisë nxjerrëse, jo vetëm për shkak se është vështirë të gjenden dhe të llogariten të dhëna të detajuara, por se sektori hidrokarbur në përgjithësi përbën mbi 80% në strukturën e kësaj industrie, duke qenë përcaktues në vlerën e saj në PBB. Sipas të dhënave konstatohet se nafta dhe gazi e kanë rritur me oshilacione të konsiderueshme vlerën në PBB, e rezultuar kjo nga shqyrtimi i periudhës 2008-2014. Niveli më i ulët prej 2% konstatohet në vitin 2009 dhe më i larti prej 5.6% në vitin 2012.

Subjektet nën auditim kanë qenë Ministria e Industrisë dhe Energjisë, Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore (AKBN) dhe Albpetrol ShA, pasi ato janë përgjegjëse për miratimin dhe nënshkrimin e marrëveshjeve koncesionare.

 

Sa të pasur me naftë

Shqipëria cilësohet si një nga shtetet më të pasura të Evropës në rezerva hidrokarbure. Shfrytëzimi i naftës këtu tek ne ka nisur që në fillimet e shekullit të 20 dhe pika kulminante e shfrytëzimit arriti në vitet ‘70 të shekullit të kaluar, ku prodhimi i naftës bruto arriti nivelin e 2,5 milionë ton naftë në vit (vetëm vendburimi i Gorisht-Koculit prodhoi mbi 1 milion ton naftë për atë vit)31. Shqipëria vlerësohet të ketë rezerva relativisht të larta të naftës, që arrijnë deri në 400 milionë tonë, por kjo mbetet ende e pakonfirmuar, për shkak të investimeve të larta që kërkohen për kërkim. Sipas AKBN është e njohur se 40 milionë tonë janë të pashfrytëzuara, ndërsa 50 milionë tonë janë tashmë të shfrytëzuara. Patos-Marinza është zona kryesore e naftës në Shqipëri dhe më e madhja në tokë në Evropë, me një sipërfaqe prej rreth 17,8 mijë hektarësh dhe rezervat e saj të provuara janë rreth 5,4 miliardë fuçi naftë. Nafta bruto e Patos-Marinzës shitet me një zbritje prej rreth 50-60% ndaj naftës referencë evropiane brent, për shkak të natyrës së saj të rëndë.

Industria naftë nxjerrëse në Shqipëri, pra prodhimi i naftës bruto ose të papërpunuar, zë një vend të rëndësishëm në totalin e energjisë së prodhuar nga burimet primare36. Për vitet 2013 dhe 2014, sipas publikimeve të nismës dhe standardit ndërkombëtar EITI, nafta e papërpunuar përbënte burimin kryesor të energjisë së prodhuar në Shqipëri duke përfaqësuar 67,7% të burimeve primare të energjisë së prodhuar në vitin 2014 dhe 59,1% në vitin 2013, po kështu për vitin 2014 nafta bruto ka vazhduar të eksportohet në masën 92%37. Prodhimi i naftës bruto (ose të papërpunuar) në vendin tonë kryhet nga kompanitë me të cilat janë lidhur MH dhe një pjesë e vogël, krahasuar me totalin, nga kompania publike Albpetrol ShA, ku sipas publikimeve të kësaj të fundit prodhimi i naftës nga kompanitë paraqitet; 1.211.837,7 tonë të prodhuar nga Bankers Petroleum Albania Ltd, 81.227,64 tonë nga Stream Oil, 24.618,8 tonë nga Transoil Group, 188,22 tonë nga Sherëood dhe 5.072 tonë Phoenix38. Pra nga sa më sipër, peshën më të madhe për prodhimin e naftës bruto nga nëntoka shqiptare e zënë kompanitë me të cilat janë lidhur marrëveshjet hidrokarbure dhe kryesisht Bankers Petroleum Albania Ltd.

Previous Post

Bie nga tarraca e pallatit, ishte ngjitur për depozitën e ngrirë

Next Post

“I fitojmë zgjedhjet sepse përballë kemi një mashtrues”

admin

admin

Next Post
“I fitojmë zgjedhjet sepse përballë kemi një mashtrues”

"I fitojmë zgjedhjet sepse përballë kemi një mashtrues"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.