• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ish- Miss Shqipëria: Meshkujt vërsulen për një kënaqësi 5 minuta, aq janë në gjendje ta zgjasin

admin by admin
7 January, 2017
in Kulture
0
Ish- Miss Shqipëria: Meshkujt vërsulen për një kënaqësi 5 minuta, aq janë në gjendje ta zgjasin
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

“Është patetike kur shoh të gjithë meshkujt që vërsulen nëpër klube mbi femrat, thjesht për një kënaqësi 5 minuta, sepse aq janë në gjendje ta zgjasin”, thotë në një intervistë për Panorama “Miss Albania 2007, Egla Harxhi.

Sipas saj në Shqipëri por jo vetëm nevojitet një revolucion. Që prej revolucionit “punk” asgjë nuk ka ndodhur më në botë duke mpirë intelektualitetin, thotë vajza e bukur që tashmë zhvillon zanatin e arkitektes.

 

E pas një aventure me foto topless në plazhin e Dhërmiut, Egla Harxhi ka realizuar një set tjetër pozash të nxehta me fotografin e nudove të Melania Trump, Ale de Basseville. Jo pa qëllim ajo ka realizuar një set të veçantë fotosh me imazhin e stampuar të Melanias dhe koleges së saj. Për gazetën “Panorama,” ajo flet në mënyrë të detajuar për prirjet e saj seksuale.

egla2-cmy

Je shprehur se të tërheqin njësoj, meshkujt dhe femrat. Sa e sinqertë ishte si përgjigje?

Në fakt më pyetën dhe u përgjigja sinqerisht. Hmm, në fakt nuk ishte një skandal, sepse është një e vërtetë për mua. Me këtë deklaratë doja të thoja që dashuria nuk ka limite dhe që nuk jetoj apo dua të jetoj një jetë normale, sipas kategorizimeve të shoqërisë. Ashtu si një këngëtar, poet francez Daniel Dark (Taxi Girl) apo Flaubert thoshte që nuk dua të zgjedh, kam dashuri si për femrat, si për meshkujt, shpirti im është i lirë, pra nuk i përket askujt.

Me pak fjalë, nuk dëshiron të jesh “prona” e dikujt?

Po, mund të flas për konceptin e lirisë dhe kundra konceptit të pronësisë. Kur gjërat janë transparente, nuk ka më dyshime, nuk ka xhelozi, nuk ka më drama. Pas intervistës sime, të gjithë u bazuan te kategorizimi si; biseksuale, lesbike etj. Po për mua kjo është diçka shumë më e lartë që ka të bëjë direkt me shpirtin, me emocionet dhe pastërtinë e ndenjave. Nuk doja të promovoja LGBT apo feminizmin, pasi ajo që unë jam ka të bëjë me lirimin e shpirtit nga ngërçet që vendos shoqëria. Nëse njerëz si Jean Paul Sartre, Simone de Beauvoir, Heminguej, Marlene Dietrich i kanë dhënë aq shumë shoqërisë, kush jemi ne të gjykojmë shpirtin e tyre të lirë. Jemi në 2017-n dhe kemi shtypur zërin e njerëzve intelektualë pasi e gjithë bota është zhytur në një degradim kulturor. Nuk ka më lëvizje artistike politike, që pas revolucionit punk.

Çfarë është liria femërore për ty, ç’ka të drejtë të bëjë një femër e lirë?

Liria jote mbaron aty ku fillon liria e tjetrit… Por nuk kemi të drejta, kemi detyrime në shoqëri, detyrën për të luftuar për çështje esenciale, çështje si gruaja, edukimi dhe liria e zgjedhjes. Askush nuk u bie në qafë për shembull çifteve, të cilët rrisin fëmijët në mënyrë skandaloze. Mund të dal dhe të them se jam kundër që çdokush të ketë fëmijë. Kur e mendoj përgjegjësinë e të rriturit të një fëmije, them nuk dua të kem fare fëmijë, nëse nuk do të jem në gjendje t’i jap atë botëkuptim të gjerë të botës dhe ta bëj të përgjegjshëm ndaj detyrave që ka.

Po kur flet për liri seksuale, e ke për shfrenim e seks me këdo, apo jo?

Kur flas për lirinë seksuale, nuk flas që mund të bëjmë seks me këdo, përkundrazi flas për diçka që është shumë shpirtërore. Është patetike kur shoh të gjithë meshkujt që vërsulen nëpër klube mbi femrat, thjesht për një kënaqë- si 5 minuta, sepse aq janë në gjendje ta zgjasin. Ndërkohë që akti i dashurisë është një kohë, ku ti përhumbesh dhe kalon në një dimension tjetër. Vihesh në kontakt me forcën më të madhe të energjisë, e cila çliron çdo bllokim apo frikë që mund të kemi nga vdekja apo jeta.

Për ty seksi është dashuria në vetvete, pra nuk është një moment konsumi?

Seksi nuk është vetëm për t’u riprodhuar apo një gjë konsumi, nuk është imazhi i krijuar nga pornografia. Seksi është forca më e madhe energjike shpirtërore që kemi. Frojdi ka thënë që dy janë dëshirat që vënë në lëvizje racën njerëzore: dëshira seksuale dhe dëshira për t’u dukur për të qenë në qendër të vëmendjes. Njeriu ka një ego të stërmadhe kur mendon se është i vetmi në univers dhe se çdo gjë duhet të rrotullohet rreth tij. Jemi vetëm një pasazh në këtë jetë, dhe ajo çfarë ka rëndësi, është të jemi në harmoni me shpirtin tonë dhe atë kohë që kalojmë mbi tokë, ta kalojmë duke ndarë me njëri-tjetrin forcën më të madhe shpirtëtore.

Të bësh revolucion kundër mentalitetit maskilist, është ajo që synon të arrish në Shqipëri?

Revolucion, por jo kur je vetem, po kur mendje të lira bëhen bashkë dhe krijojnë lëvizje. Sot të rinjtë e marrin të vetëkuptueshme lirinë e të shprehurit, të veshurit me xhinset e grisura apo xhaketat e lëkurës, të folurit për politikën, por nuk e dinë që njerëzit e revolucionit “Punk” janë rrahur nga policia, dhe kanë luftuar deri në fund me çdo mjet, muzikë, film, poezi për t’i dhënë lirinë një brezi që më vonë nuk e ka kuptuar që liria ashtu siç merret, po ashtu humbet kollaj. Unë sot nuk pretendoj të bëj revolucion në botë, por nëse një lëvizje, e cila shkon në një drejtim kundër këtij sistemi të kalbur, jam gati të shkoj. Çfarë mund të bëj për momentin është vetëm të filloj nga vendi im. Ajo që kërkoj të bëj në këto momente është të mbledh rreth vetes vajza të forta, që janë gati të flasin hapur dhe tregojnë forcën e tyre me inteligjencë, dhe i thonë “fuck you!” meskinitetit të kësaj shoqërie. E që refuzojnë të kthehen në objekte seksuale dhe dhune.Panorama


egla1

Previous Post

Rrugët i ka ngrirë Sadri Abazi, firmat e deputetëve të qeverisë zhdukin kripën

Next Post

Bombula vret në Krujë

admin

admin

Next Post
Bombula vret në Krujë

Bombula vret në Krujë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.