Një shkëmbim të shtënash me armë zjarri midis policëve dhe një personi, është raportuar në aeroportin e Laulerdale-Hollywood në Florida.
Sipas MSNBC raportohet se 13 persona kanë mbetur të plagosur dhe një tjetër ka ndërruar jetë ndërsa dyshohet për 4 të tjerë në terminalin 2 në zonën e marrjes së valixheve.
Autori i hapjes së zjarrit është arrestuar.
Në videon nga aeroporti duken qindra pasagjerë të mbledhur së bashku në pistë me elektrikë në dorë.
Policia nuk e ka përcaktuar ende motivin e hapjes së zjarrit.











