Një punonjës i OSHEE-së ka ngrirë thuajse totalisht në një shtyllë në qytetin e Kukësit teksa po punonte.
Ai është dërguar menjëherë në spital në gjendje të rëndë. Sipas burimeve, temperatura e tij e trupit kishte rënë në 34 gradë. Por me ndërhyrjen e mjekëve ai tashmë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.











