• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ende i papërfunduar by-passi i Fierit dhe Vlorës, KLSH padit përgjegjësin e projektit në ARRSH, ja 9 shkeljet

admin by admin
5 January, 2017
in Kronika
0
Ende i papërfunduar by-passi i Fierit dhe Vlorës, KLSH padit përgjegjësin e projektit në ARRSH, ja 9 shkeljet
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kontrolli Lartë i Shtetit kallëzon në Prokurori për “shpërdorim detyre” përgjegjësen e sektorit të zhvillimit të projekteve të huaja dhe të brendshme në ARRSH për projektin e by-pass-it të Fierit dhe Vlorës, i vonuar prej tre vjetësh dhe i papërfunduar ende. Sipas KLSH, nga mos realizimi i këtij projekti në kohë, dëmi ekonomik që i shkaktohet shetit është mbi 9.4 milionë euro dhe me efekt negativ për buxhetin e shtetit në shumën 835 mijë euro.
Gjatë auditimit u konstatuan disa shkelje dhe parregullsi në lidhje me përcaktimet e bëra në kontratat e konsulencës si dhe ato të punimeve civile, për sa i përket kryerjes së pagesave për punime të parealizuara, ndryshime të projektit të shoqëruara me rritje fiktive të çmimeve për zëra të ndryshëm punimesh, thekson KLSH-ja në padinë e saj.
Po sipas KLSH, të gjitha shkeljet janë kryer me qëllimin e favorizimit të kontraktonit duke dëmtuar interesat e ligjshme të Shtetit.
7 SHKELEJT E PROJEKTIT
1. ARrSh ka lidhur dy kontrata për “Ndërtimin e By-pass(it) të Fierit”, me vlerë 39,866,012 Euro (pa tvsh), dhe për “Ndërtimin e By-pass(it) të Vlorës”, me vlerë 35,289,872 Euro (pa tvsh). Nga auditimi u konstatua se afati i punimeve nuk është përmbushur për të dyja kontratat, deri në fund të muajit gusht 2016. Palët kanë rënë dakord që të bëjnë rishikim të afatit të përfundimit dhe kanë përcaktuar datën 04.04.2016. Në fakt edhe ky afat nuk është përmbushur dhe aktualisht kontrata e punimeve është në proces. Nga ARrSH nuk është marrë asnjë masë për të përcaktuar dhe për të rënë dakord me kontraktorin për përcaktimin e një afati për përfundimin e punimeve, si dhe për hartimin e grafikut të miratuar të punimeve. Aktualisht nga data 04.04.2016 midis ARrSH dhe kontraktorit, nuk ka një marrëdhënie kontraktuale të zyrtarizuar, ku të përcaktohej se kur parashikohen të përfundojnë punimet, si dhe të përcaktohen të gjitha të drejtat e detyrimet. Një fakt tjetër paradoksal është edhe ai që kontrata e mbikëqyrjes së punimeve për By-pass-in Fier është me afat deri më datë 31.12.2016, situate kjo e cila tregon për formalitet dhe veprime fiktive, si në menaxhimin e kësaj kontrate dhe të projektit. ARrSh nuk i ka paraqitur deri më sot kompanisë zbatuese asnjë pretendim ‘zyrtar’ në lidhje me penalitetet që kjo shoqëri duhet të paguajë si pasojë e vonesave në kryerjen e punimeve dhe të cilat sipas përllogaritjeve të grupit të auditimit të KLSH-së arrijnë deri në 4,125,346 Euro.
2. Me shkresën nr. 6275 prot. datë 27.07.2016 hyrje në ARRSH, është përcjellë urdhër sekuestro nga shoqëri përmbarimore mbi kreditë e kontraktorit të punimeve në shumën 247,504,223 lekë, për llogari të kompanive nën-kontraktuese. Ekzistenca e Urdhër Sekuestros paraqet risk të lartë për përfundimin e projektit, në të cilin situacioni i pagesës së ndërmjetme nr.14 që i përket muajit Dhjetor 2015 e deri në periudhën e auditimit, kontraktori nuk ka paraqitur asnjë certifikatë për pagesë, kjo për shkak të urdhrit të sekuestros. Palët nuk kanë dhënë argumente mbi mos përfundimin e investimit, dhe nga dinamika e problemeve, menaxhimi i projektit pa afate të realizimit, jashtë marrëdhënieve kontraktuale, tregon një keq menaxhim të kontratës së punimeve dhe të projektit në tërësi.
3. Kontraktori ka propozuar ndryshime të projektit të miratuara nga mbikëqyrësi i punimeve (njëkohësisht projektues i veprës), Këshilli Teknik i ARrSH, ku propozimet nga kontaktori kanë tjetërsuar plotësisht projektin origjinal të tenderuar, duke e denatyruar procedurën e tenderimit.
4. Nga auditimi, rezultoi se raporti hidrologjik-hidraulik fillestar i vitit 2011 për projektin “Ndërtimi i By-pass Fier”, realizuar nga projektuesi, i cili njëkohësisht është edhe mbikëqyrësi i punimeve, krahasuar me raportin hidrologjik të paraqitur nga kontraktori, në vitin 2014, janë plotësisht të njëjtë. Në raportin e vitit 2014 nuk është pasqyruar asnjë ndryshim në lidhje me situatën hidrologjike-hidraulike të projektit, dhe si rrjedhojë nuk kuptohet se kush është logjika se përse “duhej” një raport në vitin 2014 kur raportet janë thjeshtë kopjime dhe se i vetmi ndryshim i tyre është logo e shoqërive që e kanë paraqitur.
Projekti hidrologjik i vitit 2014, është miratuar edhe nga konsulenti/mbikëqyrësi i punimeve, dhe si rrjedhojë ka miratuar raportin e hartuar nga vetë ai (konsulenti) në vitin 2011. E gjithë kjo praktikë tregon për veprime falsifikuese, fiktive dhe tepër formale, dhe si pasojë edhe ndryshimet e kërkuara dhe të miratuara nga Këshilli Teknik i ARRSH, për këtë pjesë (hidraulike) në Variation Order/Urdhër Ndryshimi (VO) janë të pabazuara dhe kanë si qëllim vetëm rritjen e kostos së zërave të punimeve dhe të kontratës së punimeve dhe për përfitim të padrejtë të kontraktorit.
Ndryshimi i kuotave të projektit të rrugës me të njëjtin studim hidrologjik-hidraulik, tregon një menaxhim të dobët të ARrSH, dhe ka krijuar risk të lart të mundshëm për përmbytjen në disa segmente të rrugës.
5. Për realizimin e komponenti B “Konsulentë dhe mbikëqyrje e punimeve të By-pass Fier”, më datë 21.07.2010 është firmosur kontrata ndërmjet ARRSH dhe bashkimit të operatorëve “Sintagma srl & SËS Consultin Engineering srl &Tecnic spa”, me vlerë 715,800 Euro. Për ketë kontrate është bere shtese ne shumen 527,707 euro, e cila në shume 142,410 euro është përballuar nga Cooperacione Italian dhe pjesa e mbetur prej 385,297 do të përballohet nga buxheti i ARRSH. Në fakt nga auditimi u konstatua se ARRSH vetëm sa ka cituar në shkresat se shtesa e kontratës në shumën 385,297 euro do të përballohet nga Buxheti i Shtetit, por ndërkohë nuk është marr asnjë masë për sigurimin e këtij fondi, nuk është kërkuar, argumentuar dhe nuk është ndërmarrë asnjë praktikë për sigurimin e shtesës në Ministrinë e Financave. Pra rezulton se është lidhur shtesa e kontratës midis palëve, pa u siguruar më parë burimi i financimit, veprim ky në kundërshtim me Marrëveshjet financiare të BEI dhe BERZH dhe me ligjin nr. 10296 datë 08.07.2010 “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin” dhe ligjin nr. 9936 datë 26.06.2008 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në RSH” i ndryshuar.
6. Propozimet e ndryshimit të projekt-preventivit të By-pass Fier, të miratuara nga mbikëqyrësi dhe ARrSH me Vendimin 11, kanë ndryshuar kushtet e kontratës, termat e referencës së tenderit dhe specifikimet teknike të cilat i kanë ardhur në favor kontraktorit në përfitime për zëra të rinj punimesh dhe teknologji tjetër pune në vlerën 4,898,076 Euro.
7. Bazuar në certifikatën e punimeve nr. 14 (Dhjetor 2015) të By-pass Fier, janë certifikuar punimeve të pa realizuara në terren dhe të pajustifikuara bazuar dokumentacionit të zbatimit të punimeve në vlerën 333,666 Euro, veprim është në kundërshtim me Pikën 12.2 të Kushteve të Përgjithshme të Kontratës “Metoda e matjeve”.
8. Nga auditimi u konstatua se kompania konsulente e By-pass Fier, nuk ka plotësuar dhe dorëzuar në ARRSH ose në Drejtorinë e Tatimeve, formularët për shmangien e tatimit të dyfishtë, në zbatim të marrëveshjes bilaterale për shmangen e taksimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal duke shkaktuar një dëm ekonomik në shumën 92,386 euro.
9. Nga auditimi për By-pass-in e Vlorës u konstatua se progresi i punimeve ka ecur me ritme shumë të ulëta. Situatën e dëshmojnë dhe shifrat e realizimit, ku realizimi fizik është në masën 5.6%, realizimi financiar në masën 14% dhe realizimi kohor në masën 60%, pra tregues të cilët janë në përpjesëtim të zhdrejtë me njëri-tjetrin, dhe për rrjedhojë ka rritur riskun e mos përfundimit të tij (projektit) brenda afatit të përcaktuar.
                         

 

Previous Post

SALI BERISHA */ Gëzuar 26-vjetorin e fjalës së lirë!

Next Post

VIDEO/ Momenti i dyluftimit mes policisë dhe terroristëve në Izmir

admin

admin

Next Post
VIDEO/ Momenti i dyluftimit mes policisë dhe terroristëve në Izmir

VIDEO/ Momenti i dyluftimit mes policisë dhe terroristëve në Izmir

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.