Fazli Mehaj, shoku i qelisë së djalit 22 vjeçar që u vetëvar në burgun e Rrogozhinës ka dhënë detaje për Estrefin. Ai ka thënë se Estrefi rrinte i mërzitur dhe kishte frkië mos dënohej me 3 vjet si herën e parë. Mehaj ka rrëfyer se prej 10 ditësh kanë qëndruar bashkë në qeli. Ditënqë ai u vetëvar, Estrefi kishte hyrë në dush dhe pas 15 minutash është gjendur në gjendje të rëndë nga ai ku edhe i ka dhënë ndihmën e parë. Mehaj e kishte parë që Estrefi ishte vonuar dhe kishte parë këmbët e tij që ishin varur në banjon e burgut. Trupin e tij mësohet se e nxorrën gardianët nga dushi.
Mehaj shton se kushtet në burg janë skandaloze.












