Dëbora në Dibër ka shkuar deri në 50 centimetër. Mësohet se aktualisht janë të bllokuara rrugët në të gjitha njësitë administrative.
Në rrugën nacionale Peshkopi-Tiranë, lëvizet me zinxhirë. Edhe më herët është bërë me dije se janë marrë të gjitha masat e nevojshme për të reaguar në rast të përkeqësimit të situatës.











