Ditën e djeshme Estref Halili 22 vjeç u vetëvar në banjon e burgut të Rrogozhinës. Ai u gjet nga shokët e tij dhe u dërgua menjëherë në spital, por nuk arriti të mbijetonte.
Por kush është Estref Halili?
Denoncuesit pranë JoQ dhe familjarët e tij e quajnë vdekjen e tij si një vrasje shtetërore. Estrefi është arrestuar nga policia në 23 dhjetor të 2016 sepse në makinën e tij u gjet një dozë shumë e vogël kanabisi dhe një thikë.
Menjëherë ai u dërgua në burgun e Rrogozhinës dhe ishte në pritje të dënimit. 22-vjeçari ditën e djeshme u gjet i varur me xhaketën e tij në dritaren e tualetit në Rrogozhinë.












