Natën midis të martës e të mërkurës, një i ri shqiptar është ekzekutuar me 22 plumba në Suedi.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e Hermosdal,në Malmoe.
Nga të dhënat paraprake, mësohet se kanë qenë persona ende të paidentifikuar ata që kanë qëlluar për vdekje mbi Alban Ibraj.
Alban Ibraj mësohet se është nga Kosova, i cili kishte emigruar prej vitesh në Suedi, së bashku me familjen e tij.
Policia thotë se ka ndaluar një person si bashkëpunëtor në vrasje, por autori ka ikur.












