Një person është mbytur në liqenin e Parkut të Tiranës.
Sipas policisë, mësohet se, rreth orës 11:20, është marrë një telefonatë te numri i emergjencave 112, se një shtetas ka hyrë në brendësi të liqenit artificial.
Menjëherë janë afruar shërbimet e Policisë, të cilët kanë gjetur trupin e pajetë në afërsi të Digës së liqenit artificial.
Grupi hetimor ka bërë të mundur identifikimin e viktimës, shtetasin Edmond Ramushi, 50 vjeç dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje.
Janë njoftuar palombarët për nxjerrjen e trupit.











