Nga dita e sotme e deri të shtunën, vendi ynë do të dominohet nga vranësira dhe reshje shiu e dëbore.
Më të dendura reshjet do të jenë në veri të vendit, sipas Meteoalb.
Gjate ditës së premte reshjet e dëborës do të zbresin deri pranë zonës së ulet por reshje më të dendura dëbore do të kenë zonat verilindore dhe juglindore.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë ulje që nga dita e premte duke bërë që në fundjavë të ketë temperatura ekstremisht të ulëta.
Sipas të dhënave meteorologjike temperaturat më të ulëta priten të jenë të premten ku në Tiranë do të shkojnë deri në -11 gradë celsius ndërsa të dielën ka parashikim për reshje dëbore në kryeqytet dhe pothuajse në të gjithë vendin.
Megjithëse gjithë dhjetëditëshi do të shënohet nga temperatura shumë të ulëta ato do të jenë më të theksuara të premten, të shtunën dhe të dielën.
Pavarësisht se ato sillen nga -3 deri në -11 ndjeshmëria e të ftohtit është edhe më e madhe në zonat e ulëta dhe bregdetare për shkak të lagështirës së ajrit.
Kështu pritet që i ftohti të ndjehet të paktën 4 gradë më shumë se sa shënon termometri. Pra nëse është -11, ndjeshmëria është si të jetë -15.












