• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

PROGRAMI i PUNËSIMIT/ Gjermania vendi i ëndrrave për punëtorët emigrantë nga Ballkani Perëndimor

admin by admin
15 June, 2017
in Ekonomia, Gjej Pune
0
PROGRAMI i PUNËSIMIT/ Gjermania vendi i ëndrrave për punëtorët emigrantë nga Ballkani Perëndimor
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në 2015-ën mijëra vetë u përpoqën të gjejnë me kërkesa për azil një vend pune në Gjermani. Qeveria gjermane krijoi një alternativë. Atë po e shfrytëzojnë gjithnjë e më shumë vetë.

Për shumë të papunë në Ballkanin Perëndimor Gjermania është vendi i ëndrrave. Programi i nisur një vit më parë për punëtorët imigrantë nga Ballkani Perëndimor ka gjetur jehonë të mirë në rajon. Në njëmbëdhjetë muajt e parë të vitit 2016, Agjencia Federale për Punën (BA) u dha leje pune – zyrtarisht miratim paraprak – tri herë më shumë meshkujve dhe femrave nga Ballkani Perëndimor se në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kjo rezulton në një bilanc provizor të Agjencisë me qendër në Nyrnberg.
Deri në fund të nëntorit patën marrë leje nga Agjencia për të punuar në Gjermani rreth 50.000 shqiptarë, boshnjakë, serbë, malazezë, maqedonas dhe kosovarë. Për këtë ata qenë të detyruar të paraqisnin një ofertë të caktuar që e kanë pasur nga Gjermania për punë ose për të kryer një kurs kualifikimi. Midis janarit dhe nëntorit 2015, një leje të tillë e morën vetën 16.500 vetë.
Qeveria federale gjermane reagoi me programin për punëtorët imigrantë ndaj rritjes masive të numrit të azilkërkuesve nga Ballkani Perëndimor. Meqenëse shumica patën ardhur për shkak të punës në Gjermani, Zyra Federale për Migrimin dhe Refugjatët (BAMF) i refuzoi gati 100 për qind kërkesat e tyre për azil. Rregulli i ri u lejon njerëzve nga Ballkani Perëndimor që të vijnë si imigrantë punë në Gjermani – me kusht që të mos kenë përfituar në dy vitet e fundit shërbime nga ligji për shërbimet ndaj azilkërkuesve.

Më shumë aplikime nga Kosova
Sipas agjencisë gjermane të lajmeve, DPA, ata që e përdorin më shumë programin janë kosovarët: numri i lejeve të punës të dhëna kosovarëve në njëmbëdhjetë muajt e parë të 2016-ës u shtua me 263 për qind, duke arritur 16400 leje pune të dhëna, i ndjekur nga boshnjakët me 15400 vetë (shtesë prej 245 për qind) dhe serbët me 10350 leje pune të dhëna (një shtesë prej 283 për qind). Në më shumë se 10.000 raste, Agjencia Federale e Punës i refuzoi kërkesat nga Ballkani Perëndimor.
Ministria Federale e Punës ndërkohë tërheq vëmendjen në faktin se jo çdo dhënie miratimi paraprak për të nisur punë në Gjermani bëri që të prekurit të largoheshin nga atdheu në drejtim të Gjermanisë. Këtë e tregon numri i vizave të punës të dhëna në fakt nga përfaqësitë diplomatike gjermane në botën e jashtme. Deri në fund të nëntorit, sipas dijenisë së Ministrisë, të cituar nga DPA, u dhanë vetëm 14426 viza pune ndaj qytetarëve të gjashtë shteteve ballkanike. Por numri i miratimeve paraprake për leje pune megjithatë ishte katër herë më i lartë.
Vetë Ministria e Jashtme gjermane flet për 21000 kërkesa të përpunuara për një vizë pune në përfaqësitë diplomatike në Beograd, Podgoricë, Prishtinë, Sarajevë, Shkup dhe Tiranë. Ky numër i përfshin edhe kërkesat e refuzuara. Ministria e Jashtme gjermane bën të ditur se, “përmes rregullit të ri për shtetet e Ballkanit Perëndimor, mundësitë e imigrimit për punës janë zgjeruar në mënyrë të konsiderueshme, kështu që në bazë të kësaj kemi një rritje të madhe të shifrave të atyre që kërkojnë viza”. DW

Previous Post

FOTO LAJM/ Në PS nuk kanë frikë nga “përdhunuesi” Elvis Roshi, “oratorinë” e tij e shijojnë edhe në festa

Next Post

ISIS merr përgjegjësinë për masakrën në lokalin e natës në Stamboll

admin

admin

Next Post
ISIS merr përgjegjësinë për masakrën në lokalin e natës në Stamboll

ISIS merr përgjegjësinë për masakrën në lokalin e natës në Stamboll

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.