Trafiku i rënduar, nxitimi për festa, kaosi nëpër rrugë dhe shumë aksidente shoqërojnë edhe ditën e fundit të vitit.
Një aksident u regjistrua mëngjesin e sotëm në Rrugën e Rinasit.
Si duket edhe në foto makina ka përfunduar në kanal. Nuk dihet ende nëse ka pasur të lënduar apo jo.











