• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

TARIFAT/ Të dënuarit mund “ta blejnë” lirinë, ja kush përfiton

admin by admin
30 December, 2016
in Kronika
0
TARIFAT/ Të dënuarit mund “ta blejnë” lirinë, ja kush përfiton
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në Shqipëri do të aplikohet e drejta për të zëvendësuar dënimin me burg me një shumë të hollash. Kush paguan 5 000 lekë për një ditë burgim do të fitojë lirinë. Ky është plani i ri Ministrisë së Drejtësisë për të ulur numrin e të dënuarve në burgje.
Me qëllim që të mos përfitojnë baronët drogës, të dënuarit me rrezikshmëri të lartë shoqërore apo personat që sapo janë dënuar për vepra të rënda penale, është parashikuar një kategori e caktuar, e cila mund të përfitojnë. Konkretisht, të dënuarit deri në tre vjet apo të dënuarit që ju ka mbetur edhe 3 vjet burgim, mund të paguajnë 5 000 lekë për çdo ditë burgim të mbetur dhe të gëzojnë lirinë.
Pra, një i dënuar, të cilit i kanë mbetur edhe 3 vjet burg, për të lënë qelinë, duhet të paguajë 5.4 milionë lekë. Kështu parashikon projektligji për disa ndryshime në Kodin Penal, i propozuar nga Ministria e Drejtësisë. Nisma pritet të shqyrtohet dhe miratohet gjatë sesionit të ri parlamentar.
“Të gjithë ato persona që janë dënuar me burgim deri në 3 vjet apo që u kanë mbetur pa vuajtur edhe 3 vjet burgim, mund të kërkojnë ta zëvendësojnë dënimin e mbetur me pagimin e një shume të hollash në favor të shtetit, duke llogaritur 5000 lekë për një ditë burgim. Në këtë rast, dënimi konsiderohet i shlyer”, thuhet në nenin 5 të projektligjit, i cili shton këtë paragraf pas paragrafit të parë të nenit 53/a të Kodit Penal në fuqi.

Llogaritja e paraburgimit
Projektligji zgjeron nenin 57 të Kodit Penal në fuqi sa i takon llogaritjes së paraburgimit. Konkretisht, koha e paraburgimit llogaritet në dënimin me burgim, gjobë ose punë në interes publik, ku një ditë paraburgim është barabartë me 1.5 ditë burgim, një ditë arrest shtëpie është barabartë me një ditë burgim, një ditë paraburgim është barabartë me 3000 lekë gjobë, një ditë burgim është barabartë me 2000 lekë gjobë dhe një ditë paraburgim është barabartë me 18 orë pune në interes publik. Po ashtu, pas nenit 43/a, është shtuar neni 43/b, i cili parashikon që shpërblimi i dëmit të shkaktuar konsiston në pagimin në favor të të dëmtuarit nga vepra penale e një shume të hollash brenda kufijve të parashikuar në ligj.
Gjykata cakton masën e shpërblimit pasi ka bërë vlerësimin e dëmit të ardhur. Gjykata, duke marrë parasysh gjendjen ekonomike të të dënuarit, mund të lejojë që shpërblimi i dëmit të shkaktuar të paguhet me këste, duke caktuar këstet dhe afatin e pagimit të tyre.

Parashkrimi i ndjekjes penale
Projektligji përcakton që nuk mund të bëhen ndjekje penale kur nga kryerja e veprës deri në çastin e marrjes së personit si të pandehur kanë kaluar tridhjetë vjet në rastin e krimeve që parashikojnë dënim me burgim të përjetshëm, njëzet vjet për krimet, të cilat parashikojnë dënim me mbi dhjetë vjet burgim dhe dhjetë vjet për krimet që parashikojnë dënim deri në dhjetë vjet burgim. Ndërkaq vrasja me dashje dhe vrasja e funksionarëve publikë përjashtohen nga parashikimi. Shqiptarja.Com
 

Llogaritja e paraburgimit

Një ditë paraburgim e barabartë me 1.5 ditë burgim.
Një ditë arrest shtëpie e barabartë me një ditë burgim.
Një ditë paraburgim e barabartë me 3000 lekë gjobë
Një ditë burgim e barabartë me 2000 lekë gjobë.
Një ditë paraburgim e barabartë me 18 orë pune në interes publik.
 

Disa nga ndryshimet në Kodin Penal
 
Neni 5

Në nenin 53/a, pas paragrafit të parë, shtohet paragrafi me përmbajtjen si më poshtë vijon: “Të gjithë ato persona që janë dënuar me burgim deri në 3 vjet apo që u kanë mbetur pa vuajtur edhe 3 vjet burgim, mund të kërkojnë ta zëvendësojnë dënimin e mbetur me pagimin e një shume të hollash në favor të shtetit, duke llogaritur 5000 lekë për një ditë burgim. Në këtë rast, dënimi konsiderohet i shlyer.”
 
Neni 11

Neni 96 riformulohet me këtë përmbajtje: “Neni 96. Shkelja e etikës mjekësore dhe trajtimi mjekësor alternativ. Veprimi apo mosveprimi i mjekut në kundërshtim me kërkesat e kodit të etikës profesionale, duke shkaktuar dëmtim të konsiderueshëm të shëndetit të pacientit, dënohet me gjobë, heqje të së drejtës së ushtrimit të profesionit dhe me shpërblimin e dëmit të shkaktuar pacientit. Veprimi apo mosveprimi i punonjësve të tjerë mjekësorë, të cilët gjatë kryerjes së detyrave kanë vepruar në kundërshtim me kërkesat e kodit të etikës profesionale, duke shkaktuar dëmtim të konsiderueshëm të shëndetit të pacientit, dënohet me gjobë, heqje të së drejtës së ushtrimit të profesionit dhe me shpërblimin e dëmit të shkaktuar pacientit. Ushtrimi i mjekësisë alternative, pa autorizimin përkatës të autoriteteve shëndetësore, kur i ka shkaktuar një dëmtim të konsiderueshëm shëndetit të pacientit, dënohet me gjobë, heqje të së drejtës së ushtrimit të profesionit dhe me shpërblimin e dëmit të shkaktuar. Po kjo vepër, kur ka shkaktuar vdekjen e pacientit, dënohet me burgim nga dy deri në pesë vjet”.
 
Neni 96/b


Dështimi për dhënien e ndihmës mjekësore
Mosdhënia e ndihmës së parë nga mjeku apo ndonjë punonjës tjetër mjekësor, në shkelje të detyrave të tyre profesionale, dënohet me gjobë ose burgim deri në një vit.
 
Neni 96/c


Mashtrimi në trajtimin mjekësor
Kryerja e trajtimit mjekësor ose trajtimit alternativ mjekësor, nga mjeku që nuk ka kualifikimet e duhura, duke shkaktuar vonesë në marrjen e ndihmës mjekësore në kohën e duhur për pacientin, dënohet me heqje të së drejtës se ushtrimit të profesionit dhe me shpërblimin e dëmit të shkaktuar.
Po kjo vepër, kur ka shkaktuar dëm serioz për shëndetin e personit, dënohet me gjobë, heqje të së drejtës së ushtrimit të profesionit dhe me shpërblimin e dëmit të shkaktuar.
Kur vepra ka sjellë si pasojë vdekjen, dënohet me burg nga dy deri në tetë vjet.
 
Neni 69


Rehabilitimi
Quhen të padënuar:
a) ata që janë dënuar me burgim për një kohë gjer në gjashtë muaj ose me çdo dënim tjetër më të lehtë dhe që gjatë dy vjetëve nga dita e vuajtjes së dënimit nuk kanë kryer vepër tjetër penale;
b) ata që janë dënuar me burgim për një kohë nga gjashtë muaj gjer në pesë vjet dhe që gjatë pesë vjetëve nga dita e vuajtjes së dënimit nuk kanë kryer vepër tjetër penale;
c) ata që janë dënuar me burgim për një kohë nga pesë gjer në dhjetë vjet dhe që gjatë shtatë vjetëve nga dita e vuajtjes së dënimit nuk kanë kryer vepër tjetër penale;
ç) ata që janë dënuar me burgim për një kohë nga dhjetë gjer në njëzet e pesë vjet dhe që gjatë dhjetë vjetëve nga dita e vuajtjes së dënimit nuk kanë kryer vepër tjetër penale.
 
Neni 70


Falja
Me aktin e faljes organi kompetent përjashton tërësisht apo pjesërisht personin nga vuajtja e dënimit të dhënë me një vendim gjyqësor ose bën zëvendësimin e dënimit me një lloj dënimi më të butë.
 
Neni 71
Amnistia

Me aktin e amnistisë organi kompetent përjashton nga ndjekja penale, nga vuajtja tërësisht apo pjesërisht e dënimit ose bën zëvendësimin e dënimit me një lloj dënimi më të butë. Amnistia shtrihet për ato vepra penale të kryera deri një ditë para shpalljes së saj, veç rastit kur në aktin përkatës vendoset ndryshe.

Previous Post

Flet Ledina Çelo: Çfarë nuk shkoi me fustanin dhe me skenarin e Festivalit

Next Post

Lushnje, “biznes i ri” vjedhjeje, arrestohet hajduti “i veçantë”

admin

admin

Next Post
Lushnje, “biznes i ri” vjedhjeje, arrestohet hajduti “i veçantë”

Lushnje, “biznes i ri” vjedhjeje, arrestohet hajduti “i veçantë”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.