“Ne nuk kemi arsye taktike, por kemi arsye strategjike. Dhe strategjia jonë e vetme është integrimi europian i Shqipërisë. Për ta konkluduar, ne do vazhdojmë të jemi forcë e rëndësishme, me interes kombëtar”, tha sot Luan Rama, nënkryetari i LSI-së, duke iu përgjigjur një deklarate të kryeministrit Edi Rama.
Rama tha gjatë konferencës për mediat se LSI është një parti që përdor mjaft taktika.
Nënkryetari i LSI-së, Luan Rama deklaroi se partia e tij është forcë politike serioze që u qëndron marrëveshjeve, dhe sidomos atyre qeverisëse. Në një dalje për mediat, ai i është përgjigjur interesit mbi deklaratën e kryeministrit Edi Rama për koalicionin qeverisës.
Konsensusi për reformën në drejtësi dhe transparenca financiare e partisë janë arritjet kryesore të LSI në këtë vit që po lëmë tha Rama. Ai shtoi se roli konstruktiv i LSI ka qenë një konstante e pandryshuar.
Luan Rama tha se LSI do të vazhdojë të jetë forca që do të insistojë për ta kthyer në institucion dialogun, kompromisin për vendimmarrjet e mëdha që kanë të bëjnë me interesat e vendit.












