• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Plagosi me thikë familjarët e ish-gruas, flet nëna e Marjan Levantit: Ja kush dhe si i nxitën plagosjet e trefishta të djalit tim

admin by admin
30 December, 2016
in Kronika
0
Plagosi me thikë familjarët e ish-gruas, flet nëna e Marjan Levantit: Ja kush dhe si i nxitën plagosjet e trefishta të djalit tim
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Më 23 dhjetor të këtij viti, Marjan Levanti ka plagosur me thikë ish-vjehrrit e tij dhe ish-kunatin, pas një konflikti të lindur pas divorcit. Gjykata ka vendosur ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg”, por ai e ka kundërshtuar këtë vendin, duke tentuar dy herë të kryejë vetëvrasje, ndërsa nëna e tij duhet t’ju rrijë 50 metra larg Helenës dhe dy fëmijëve.
Afërdita Levanti ka folur sot për herë të parë për këtë ngjarje, por edhe incidentet e tjera të ndodhur në familje. Në emisionin “Me zemër të hapur” në “News 24”, ajo rrëfen sesi kanë rrjedhur ngjarjet, e sidomos rasti i fundit kur ish-nusja e djalit, Elena Kocaqi kërkoi urdhër mbrojtje me pretendimin se “ish-vjehrra ka tentuar t’i marre me forcë të birin”.
Afërdita rrëfeu në emision edhe vrasjen e njërit prej djemve të saj, vëllait të Marjanit dhe pse ky i fundit u ndje fajtor.
“Im bir kishte konflikt me disa persona ku banonin atje. Qëllon një natë që Marjani ndjehet i rrezikuar dhe i kërkon ndihmë të vëllait. Gjendet i rrethuar nga njerëzit që i bënin presion Adrianit. Dy djemtë e mi vajtën në polici. Marjani merr përsipër se ka qenë në sherr për të ndihmuar vëllanë. Njëri prej atyre të tjerëve u plagosën. Marjani shkoi për vëllanë. Nuk është dënuar njeri për vrasjen e djalit tim. Vrasja ndodhi 1 muaj pas kësaj zënke”, tregon ajo.
Megjithatë Afërdita thotë se këto i përkasin të shkuarës dhe se tani është e shqetësuar për njeriun e vetëm të familjes që i ka mbetur, Marjanin. Ajo bën fajtorë të përkeqësimit të marrëdhënies së djalit të saj me nusen, prindërit e Elenës, sipas së cilës, nuk i kanë mbështetur aspak.
“Ajo që më shqetëson mua tani janë vuajtjet për mbi vuajtje të djalit tim shembullor Marjanit. Familjarët e tij nuk e kanë pritur kthimin e djalit tim. Marjani dhe Elena kishin 8 vite martesë. Marjani nuk kishte kushte që ta merrte nusen. Elena jetonte me prindërit në një shtëpi që e kishin ndërtuar. Familjarët e Elenës nuk e pritën mirë martesën me djalin tim. Nuk kanë qenë dashamirës që në fillim. Nuk i mbështetën në përfundimin e asaj shtëpie. Elena e Marjani kanë punuar vetë. Unë djalin e Elenës dhe Marjanit e kam rritur vetë. Elena kishte shumë besim tek unë. Nuk shoh aspak pozitive familjen e Elenës që të bëhej palë për të rregulluar situatën. Marjani më thoshte nuk kthehem më në atë shtëpi pasi njerëzit e Elenës më shqetësojnë. Nuk e mendoja që kjo të ndodhte me Elenën pasi unë kam shumë respekt për të pasi është grua e arsimuar. Shkonim shumë mirë bashkë”.

Si ishin marrëdhëniet tuaja me Elenën?
Ajo është zonjë e nderuar për mua. Por nuk e di pse arriti deri këtu. Nëse nuk ia dilte dot le të merrte dikë ta ndihmonte për punën.

Si arriti deri te plagosja?
Nipi im i ka shprehur disa probleme të atit, që e kanë shqetësuar shumë. Ai ka tentuar të flasë me Elenën, siç bënte për çdo gjë. Por ajo i kishte bërë bllok. Deri një javë para plagosjes, unë kam pasur marrëdhënie të mira me Elenën. Madje ne kemi folur në telefon.

Si hyri Marjani në shtëpinë e Elenës?
Me telefon, me mesazhe, mund të them kishte shkruar gazeta se sa ishte lutur ai që të uleshin e të flisnin. Ai donte vetëm të fliste me Elenën, jo me njerëzit e tjerë. Nuk e di se si hyri Marjani në banesën e Elenës. Mua Marjanani më ka thënë që do mundohem të komunikoj patjetër me Marjanin. Mua Elena më telefonoi dhe më tha mblidh djalin se po bën kasaphanë në shtëpinë time. Kur më telefonoi Marjani isha në komisariat: Unë jam vetë i plagosur, aman amanet fëmijët. Unë u ktheva nga jashtë për gruan e fëmijët, por ajo nuk deshi të ulej e të fliste me mua… I them Elenës të ishte ulur e të kishte folur me Marjanin, burrin që ka jetuar 9 vjet. U tregua kokëfortë. Madje Marjani i ka thënë që edhe nëse divorcohemi, të bëjmë “teatër” në sy të fëmijëve për të mirën e tyre.

Gjatë këtyre ditëve keni tentuar ta votoni Elenën?
Kam vajtur dhe në shtëpinë e saj dy herë, ajo më tha: Ka marrë fund nuk jetoj më me djalin tënd.

Po pas incidentit?
Nuk ma ka hapur telefonin. Në datë 25 më merr djali i vogël e më thotë: Nëna, babi është në burg, hajde më merr se mami nuk është në shtëpi. Shkova për te shtëpia e tyre, trokas, nuk më hap njeri derën, as Elena nuk më hapte telefonin. Nuk ka të drejtë të ma privojë njeri nipin që qante. Unë doja vetëm ta qetësoja fëmijën, do e ktheja prapë. Nuk kam dashur ta marr me forcë fëmijën. Unë dua të kem marrëdhënie të mira me nusen e djalit tim Elenën. Është mamaja e nipërve të mi.

Ngjarja


marjan levanti1Prokuroria ka rindërtuar skemën e krimit të rëndë, sipas së cilës Marjan Levanti ka shkuar në shtëpinë e ish-bashkëshortes Elena Levanti dhe pasi është takuar me djalin 7-vjeçar, është fshehur poshtë një krevati në një prej dhomave të katit të dytë, me qëllim që të takonte ish-gruan dhe t’i kërkonte që të bashkoheshin sërish.
Në momentin kur Elena Levanti (Kocaqi) ka hyrë në shtëpi dhe ka parë dikë të fshehur poshtë krevatit ka bërtitur me të madhe duke kërkuar ndihmë pasi është trembur.
Duke qenë se në katin e parë të vilës katër katëshe, banonin prindërit e gruas, ata kanë dalë dhe janë përballur me ish-dhëndrin.
Pasi iu ka kërkuar të ndërmjetësonin për t’i ribashkuar me Elenën dhe duke mos marrë miratimin e tyre, Marjan Levanti ka rrëmbyer një thikë, duke plagosur fillimisht ish-vjehrrin Ferit Kocaqi, ish-vjehrrën Qanie Kocaqi dhe ish-kunatin Altin Kocaqi.
Pas ngjarjes, Marjani u largua dhe u kap nga policia i fshehur në katin e sipërm të një pallati që po ndërtohej.
Marjan Levanti, në seancë hodhi akuza të rënda ndaj familjes së ish-gruas, për mënyrën sesi sillen dhe trajtojnë fëmijët e tij, çështje që po hetohet gjithashtu nga prokuroria.
Ndërkohë për shkak se ka tentuar disa herë të vetëvritet, së fundmi, edhe ne qelitë e izolimit, Marjan Levanti do t’i nënshtrohet ekzaminimit psikik.

Previous Post

Zbulohet baza e UFO-ve në Tokë, ja kush dhe kur e ndërtoi

Next Post

VIDEO/ Edi Rama 10 minuta leksione gazetarie

admin

admin

Next Post
VIDEO/ Edi Rama 10 minuta leksione gazetarie

VIDEO/ Edi Rama 10 minuta leksione gazetarie

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.