Mijëra arsimtarë as këtë fundvit nuk do të marrin shpërblimin prej 10 mijë lekësh. Pavarësisht se ata zhvilluan takim me ministrin e Arsimti Lindita Nikolla, si dhe përfaqësues të ministrisë së Financave shpërblimi i fundvitit për 35 mijë arsimtarë nuk u miratua nga qeveria.
Për të kënaqur mësuesit e sistemit arsimor parauniversitar qeveria duhet të akordonte nga buxheti 350 milionë lekë për shpërblimin e tyre.
Ditën e djeshme Aleanca Sindikale, zhvilloi në takim në lidhje me heshtjen e MAS dhe të qeverisë për shpërblimin e fundvitit, që sipas tyre u takon në bazë të kontratës Kolektive dhe Kodit të Punës.
“Aleanca Sindikale e konsideron këtë qëndrim të qeverisë si shkelje të vazhdueshme të një të drejte sindikale të fituar dhe, për këtë arsye, do të vazhdojë të kërkojë respektimin e kësaj të drejte,duke përdorur të gjitha mjetet sindikale dhe ligjore. Për këtë në datën 7 janar 2017 Aleanca Sindikale do të mbledhë Asamblenë e saj për përcaktuar hapat dhe veprimet sindikale e ligjore që do të ndërmerren në vijim”, u njoftua nga sindikalistët.












