Një 33 vjeçare më Kavajë, ka dhunuar bashkëjetuesin saj 34 vjeçar.
Sipas policisë, në pranga ka rënë Zamira K., 33 vjeç, banuese në Kavajë, e dënuar më parë për veprën penale “Dhuna në familje”, në banesë.
Ngjarja mësohet të ketë ndodhur për motive të dobëta, duke bërë që sherri mes tyre të degradojë deri në përdorimin e dhunës nga 33-vjeçarja.
Për pasojë ajo ka ushtruar dhunë fizike, ndaj bashkëjetuesit të saj shtetasit Xh. K., 34 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime në kokë. Ndaj tij u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes.
Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kavajë.












