Këshilli bashkiak i Tiranës ka votuar sot Planin Urbanistik.
Mesa debateve të ashpra, këshilltarët demokratë u shprehën dhe votuan kundër planit të ri urbanistik, sipas tyre, të pa konsultuar me qytetarët
Ky plan u cilësua si abuziv nga këshilltarët e djathtë për shkak të kalimit të tij pa dëgjesa publike, pa konsultim me qytetarët e Tiranës, në mungesë të plotë të transparencës dhe në kundërshtim me ligjin.
Këshilltarët e Partisë Demokratike thonë se 3 mijë faqe plan urbanistik do të diskutohen vetëm për 5 ditë për mijëra banorë të Tiranës, çka, sipas tyre, shton dyshimet për abuzim dhe aferë të pastër korruptive me klientët e ngushtë të Erion Veliajt.











