• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

SKANDAL/ Arrestimi për drogë, lirohet vëllai dhe kunati i kryebashkiakut të Poliçanit

admin by admin
29 December, 2016
in Kronika
0
SKANDAL/ Arrestimi për drogë, lirohet vëllai dhe kunati i kryebashkiakut të Poliçanit
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Artur Zotka

Drejtësia shqiptare po vihet çdo ditë e më shumë në sy të “ciklonit”, për skandalet e njëpasnjëshme që prodhon. Këtë herë objekt i emisionit “STOP” është Gjykata dhe Prokuroria e qytetit të Beratit.

Prej 1 viti e gjysmë, Fatjon Tarellari është në paraburgim, pasi bashkë me 4 persona të tjerë, u akuzua për posedim lëndësh narkotike. Nga 5 personat e ndaluar, 2 u liruan, ndërsa 3 të tjerët janë në qeli.

Një investigim i “STOP” nxjerr në pah se personat e liruar, “për rastësi” janë Artur Zotka dhe Abedin Nurellari, përkatësisht vëllai dhe kunati i Kryetarit të Bashkisë së Poliçanit.

Avokati i Tarellarit, Arben Llangozi tregon disa arsye që e bëjnë të padrejtë procesin ndaj klientit të tij.

pjstop1

“
Është bërë një bisedë telefonike. Nga prokuroria është një informacion rreth dy fletë, ku është bërë sëbashku me një ndaj poseduesve, që kanë pasur edhe lëndën narkotike dhe Fatjoni në të gjithë dyfletëshin që ka dhënë Prokuroria, në asnjë rast nuk pranon që ka kryer ose të jetë ndonjë dyshim që ka folur për këtë lëndë narkotike. Personat e kapur në flagrancë janë Artur Zotka dhe Abedin Nurellari. E shpreh edhe prokurori i çështjes për gjykim, ku është ndyshuar masa nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie” në Gjykatën e Apelit Vlorë. Një tjetër detaj që është i rëndësishëm është vendimi i Gjykatës së Apelit i datës 03.11.2015, ku të tre gjyqtarët e Gjykatës kanë gjykuar ankimin kundrejt masës së bërë nga avokati për Fatjon Tarellarin, që të njëjtë gjyqtarë që kanë dhënë “arrest shtëpie” për dy të pandehurit e tjerë kanë vlerësuar që, Fatjon Tarellari është me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe do të rrijë në burg. Në këto shtatë faqe të vendimit, në asnjë shkronjë nuk shkruhet se çfarë ka kryer Fatjon Tarellari, por duke iu bazuar ligjit, që t’i heqësh lirinë personit duhet të kesh dyshime të arsyeshme. Dyshimet e arsyeshme nuk duhet të jenë të bazuara në ide ose në mendim, por në prova. Nga ana e Gjykatës nuk është një vendim i bazuar në prova.”

Ndërsa prokurori i çështjes, Tasim Puci, fillimisht deklaron se pesë personat e akuzuar për drogën janë në burg. Më pas, ai i thotë gazetarit investigativ të emisionit “STOP” se nuk ka të drejtë të pyesë më tepër, pasi sipas tij, po kalon në një çështje hetimi me pyetje.


Gazetari – Çfarë prova të reja ka përshembull?


Prokurori – Asnjë provë s’ka, të gjitha …


Gazetari – Po pse mbahen brenda?


Prokurori – Po është për prodhim dhe shitje narkotikësh.


Gazetari – Po pse dy të tjerët janë jashtë?


Prokurori – Kush të tjerë?


Gazetari – A janë kapur 5 për këtë?


Prokurori – Janë… të gjithë brenda janë.


Gazetari – Vëllai i kryetarit të Bashkisë Poliçan dhe kunati.


Prokurori – Është me arrest shtëpie, e ka nxjerrë Apeli.


Gazetari – Po pse? Si e ka nxjerrë atë dhe këta të tjerët s’i ka nxjerrë?


Prokurori – Gjeje pse e ka nxjerrë…Ta gjejë Apeli atë, sepse është më i madh se ne.

stopiii2


Gazetari – Çfarë ke konstatuar nga hetimet një gjë plus për Fatjonin?


Prokurori – Hetimet i bëj unë dhe mua më kontrollon dikush tjetër.


Prokurori – Ti po hyn në hetim tani, kjo është çështje hetimi.


Gazetari – Po hyj, sepse unë jam gazetar investigativ. Por mua, si gazetar më lind pyetja: kur arrestohen 5 pse 2 dalin?

Çfarë risie ka në hetim për Fatjonin?


Prokurori – Është prodhim dhe shitje narkotikësh. Janë në bashkëpunim. Fatjon Tarellarit i ka dalë shenja e gishtit në vendin ku është gjetur.


Gazetari – Ok!


Prokurori – Në rast, se unë tani do t’i jepja aq sa mendoja unë, tani nga frika do jap edhe më shumë, sepse është presion.


Gazetari – Z. Puci.


Prokurori – Më vjen shumë keq…, se unë tani kam…, ushqej kalamajtë me këtë punë. E kupton?


Gazetari – Absolutisht, nuk e vë në dyshim.


Prokurori – Kur ti vjen dhe më futesh në hetim…


Gazetari – Nuk po të futem, thjesht po pyes nuk po të kërkoj detaje.


Prokurori – S’të takon të pyesësh.


Gazetari – Raporti yt është publik. E ka avokati, mund ta gjej unë.


Prokurori – Po merri atëherë, s’të takon të vish as në gjykatë, ka rregulla për të hyrë, s’të takon të ngresh këtë rrjetë presioni.


Gazetari – Jo presion, nuk po më kupton, nuk po bëj fare presion. Çfarë leverdie kam unë të ngre presion, unë s’e njoh fare…


Prokurori – Kështu është Shqipëria… funksionon…


Gazetari – Unë s’e njoh fare Fatjon Tarellarin.


Prokurori – Ti e ke dajë…,teze…


Gazetari – Jo, absolutisht. 


Prokurori – Ka gjetur dy miq, ai dhe vjen dhe bën presion.


Gazetari – Jo, të lutem! Këto i ke të pabaza dhe nuk t’i pranoj.


Prokurori – Nuk t’i kam të pabaza dhe unë…


Gazetari – Unë jam gazetar. 


Prokurori – Të nxjerr 200 herë edhe te ajo.


Gazetari – Unë jam gazetar shkoj në gjithë Shqipërinë, tani i bie i kam unë të gjithë kushërinj?


Prokurori – Po ashtu është …


Gazetari – Jo, jo …nuk është ashtu.


Prokurori – E di si funksionon”.

 

Për të ndjekur videon, klikoni këtu …
https://youtu.be/QaK77Q7SO8Y 

Previous Post

Altin Bamllari, ironi dhe zemërim me “Bletën e artë”

Next Post

Horoskopi, 30 Dhjetor 2016/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU

admin

admin

Next Post
Horoskopi, 30 Dhjetor 2016/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU

Horoskopi, 30 Dhjetor 2016/ Dhe yjet rrinë..., e flasin për JU

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.