Kryeministri Rama e ka përcjellë me batutë një pjesë të dëshmisë së tij në Komisionit Hetimor për CEZ. Ai është ankuar për kryetarin e komisionit, Edmond Spaho dhe përfaqësuesit e opozitës pasi sipas tij ata nuk po pyesnin por po bënin fjalim.
“Mos bëni fjalim apo koment po më bëni pyetje cfarëdo të keni se nuk e kam problem. Do dilni pastaj kur të iki unë dhe do thoni ja e kapëm, e zhveshëm. Dhe ju e dini që nuk e kam problem këtë të fundit” është shprehur Rama duke qeshur.












