Grupi i keshilltareve te LSI propozojnë që sot të mbahet seancë e hapur për planin urbanistik, seancë e hapur për opinionin publik ku ftohet shoqëria civile të marrë pjesë.
“Sot seanca të kthehet në dëgjesë publike për planin urbanistik. Të ftohen grupet e interesit, të shprehin mendimet dhe opinionet. Transparenca është shumë e rëndësishme, cdo qytetar duhet të jetë i qartë për vendimet që marrim. Do rrimë këtu edhe 30 orë me qëllim që të gjithë të sqarohen dhe të jemi të qartë në vendimarrje” u shpreh këshilltari i LSI, Endrit Braimllari.
Braimllari tha se vota që kemi marrë është e qytetarëve të Tiranës, jemi ketu për të dëgjuar cdo qytetar, për të mbrojtur cdo shqetësim që vjen nga qytetarët e Tiranës.












