Reagimi i Ambasadës Amerikane në Tiranë
Ambasada e Shteteve të Bashkuara mirëpret vendimin e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve dhe kërkesën e Prokurorit të Përgjithshëm për t’i hequr mandatet tre politikanëve, Elvis Rroshit, Shkëlqim Selamit, dhe Dashamir Tahirit, nën ligjin e dekriminalizimit. Vendimi i sotëm është një fitore për popullin shqiptar dhe një paralajmërim për kriminelët që po mendojnë a të jenë kandidatë në zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit. Zyrtarët e zgjedhur apo të emëruar që plotësojnë deklarata false duhet të ndëshkohen më gjithë forcën e ligjit. Personat me dosje penale nuk mund të kenë vend në përfaqësimin e shqiptarëve.
Mesazhi i plotë i Ylli Manjanit:
Mesazh i qartë dhe i prerë!
Ligji duhet zbatuar me cdo kosto! Uroj të jetë kjo sjellje korrekte e Institucioneve te Shtetit edhe ne vijimësi!
Kur vendosin Institucionet e shtetit të tjerët heshtin!
Rrespekt për KQZ dhe për Prokurorinë!
Gëzuar vërtetë!












