Babagjyshët jemi mësuar t’i imagjinojmë mbi slitën me drerë, por në kryeqytet janë shfaqur në motor.
Janë 25 të rinj të të pasionuar pas motorit, pjesë e grupit Enduro Albania, që kanë zgjedhur të përshëndesin kryeqytetasit në prag të ndërrimit të viteve.
Por destinacioni i tyre është Shtëpia e Fëmijës “Zyber Hallulli”. Surpriza dhe dhurata për fëmijët që banojnë aty.
Kjo eksperiencë e bukur për fëmijët është përjetuar me emocion edhe nga grupi i motoristëve, të cilët thonë se do ta përsërisin çdo vit.











