Një vajzë e mitur 16 vjeçe nga Fieri është detyruar të bashkëjetojë me një burrë sa dyfishi i moshës së saj dhe dje, është rrahur rëndë prej tij për të disatën herë.
Policia e Fierit ka arrestuar personin me të cilin ajo bashkëjetonte, Amarildo K. që kishte ushtruar ndaj saj dhunë fizike dhe psikologjike në mënyrë të përsëritur.











